Maj, biznesi gjerman per turizmin ne Shqiperi
Programi gjerman per Asistence Teknike (GTZ), permes projekteve ne mbeshtetje te sektorit te turizmit, synon te rrise prezencen e biznesit turistik gjerman ne Shqiperi.
Imail Beka, perfaqesues i GTZ-se ne Shqiperi, tha se ne javet e para te muajit maj kemi ftuar biznesin gjerman, investitore, perfaqesues te institucioneve apo dhe operatore turistike, qe te njihen me nga afer me potencialet turistike dhe ekonomike ne vendin tone si dhe te shohin mundesite reale ku mund te investojne ne Shqiperi. Duke e cilesuar turizmin si nje veprimtari ekonomike qe zhvillohet permes sektorit privat, por te lidhur ngushte me veprimtarine shteterore dhe pushtetin vendor, Beka evidenton rendesine e investimeve ne infrastrukture, energjetike e sherbime, te cilat krijojne per vizitoret e huaj nje klime te pershtatshme per te shijuar pasurite natyrore dhe kulturore ne vendin tone.
Sipas tij, ajo qe GTZ mbeshtet ne kuadrin e projekteve te saj, ka te beje me forcimin e sektorit privat. Ne kete kuader, shton ai, GTZ ka mbeshtetur sektorin privat te turizmit qe te organizohet ne nje shoqate kombetare. Shoqata Shqiptare e Turizmit, qe po funksionon prej vitit 2008, perfshin tre sektore kryesore, hotelet, agjencite e udhetimit dhe restorantet, qe jane baza e biznesit te turizmit. GTZ ne punen e saj, synon jo vetem te rrise kapacitetet nepermjet trajnimit dhe fuqizimit, por te bashkerendoje punen me pushtetin vendor. GTZ aktualisht punon ne menyre intensive ne tre rajone te ndryshme te vendit. Ne Shkoder, duke perfshire edhe mjaft zona te tjera, sic eshte projekti i Thethit, qe etiketohet nen siglen "40 Hane", projekt i cili eshte bere promotor ne promovimin e turizmit familjar shqiptar, ne tregjet nderkombetare.