E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Motori del nga rruga vdes nje plagoset nje tjeter

Vazhdojnë aksidentet në rrugët e vendit për shkak të shpejtësisë.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot pasdite në fshatin Gjegjan të Fierit, ku motori me të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Ledion Stani ndërsa është plagosur Dervish Fetahu.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte motori, ndërkohë që policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›