Nisme ne Shkoder me sloganin Te mbahet paster liqeni
Në vijën liqenore rrëzë dy pikave turistike Shirokë-Zogaj, është mbajtur një aktivitet sensibilizues për mbajtjen pastër të liqenit të Shkodrës.
Kjo nismë për pastrimin e liqenit realizohet në kuadër të një sërë aktivitetesh të fushatës së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e cilësisë së ujit në liqen, të mbështetura nga projekti i Bankës Botërore për menaxhimin integrues i ekosistemit të liqenit të Shkodrës.
Koordinatori i këtij projekti, Armando Lohja, bën të ditur se ky aktivitet do të vijojë në cdo fundjavë të muajve tetor- nëntor, ku protagonist do jenë nxënës të shkollave të qytetit.
Ky aktivitet u organizua nga Creative City, Shoqata Shqiptare për zhvillim të qëndrueshëm në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore.
Kjo nismë do të vazhdojë në segmente të ndryshme të liqenit për disa ditë me radhë gjatë fundjavave.