Policia rrugore ne Vlore ne 1 jave vendosi 1105 gjoba
Strukturat e Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor të Vlorës gjatë javës që u mbyll, u përfshinë në një aksion për disiplinimin e qarkullimit dhe përmirësimin e standardeve të lëvizjes në rrugë, çka u shoqërua edhe me 1105 masa administrative ndaj kundravajtjeve të drejtuesve të mjeteve motorike.
Sipas të dhënave të policisë, gjatë kësaj periudhe u vendosën 1105 masa administrative, nga të cilat pjesën më të madhe, rreth 92 për qind, e zinin ato për mosvënie të rripit të sigurimit dhe pjesa tjetër për përdorim të pijeve alkoolike, parakalime të gabuara, mbajtjen e xhamave të errët, etj.
"Aktualisht puna është fokusuar në drejtim të sigurisë së jetës dhe shëndetit të drejtuesve të mjeteve, në disiplinimin e trafikut në qytet si dhe vjeljen e gjobave të papaguara”, theksuan burimet zyrtare të policisë lokale.