Elbasan/ Arrestohet 22 vjeçari, tenton të vjedhë ish-uzinën 12

Një 22-vjeçar u arrestua mbrëmë vonë në Elbasan ndërsa një 55-vjeçar është shpallur në kërkim policor nën akuzën për veprën penale "vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë". Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se "janë arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasi Mariglen Peshku, pasi në bashkëpunim me shtetasin Bujar Lleshanaku 55 vjeç në ambjentet e ish- Kombinatit Metalurgjik, (ose siç njihet, uzina 12) tentuan të vidhnin materiale hekuri në pronësi të shtetasit Alban Denisi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 18 tuba metalike të përmasave të ndryshme, një eskavator dhe një automjet kamion i tipit "Saurrel"
...