E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet një 23 vjeçar nga Lazarati


Një 23 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme në fshatin Picar, rreth 12 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Burime zytare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, pohuan se, "Klodian Alushi, lindur në fshatin Belishovë (Fier) dhe banues në Picar, i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetvrarë me armë zjarri". Gjatë kqyrjes së trupit të pajetë, në morgun e spitalit civil të Gjirokastrës, ekspertët e kriminalistikës kanë konkluduar se viktima ka marrë një plumb në zemër, gjë që shkaktoi vdekjen e menjëherëshme. Policia lokale po vazhdon veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në vetvrasje, si dhe sekuestrimin e armës dhe provave të tjera materiale.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›