E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet përkohësisht tuneli i Thirrës

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njoftoi sot, se Tuneli  i Thirrës në autostradën Rrëshen-Kalimash do të jetë i mbyllur për trafikun nga ora 23:00 e ditës së martë (18 gusht) deri në orën 7:00 të ditës së enjte (20 gusht). Në një njoftim për shtyp, Ministria e Transporteve informonte se "ky kufizim i përkohshëm kryhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të këtij tuneli, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku". Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshme distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa ka rritur ndjeshëm qarkullimin e njerëzve në këtë sezon vere. Pjesë e autostradës Durrës-Morinë është dhe tuneli Thirrë-Kalimash, në segmentin Rrëshen-Kalimash. Tuneli Thirrë- Kalimash dhe anasjelltas, i hapur në një masiv shkëmbor, ka dy hyrje veriore dhe jugore, me gjatësi 5.6 kilometra secila.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›