E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet në Durrës Festivali Kombëtar Veror i Filmit

Të paktën 18 filma priten të konkurrojnë në Edicionin e dytë të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, "Durrës 2009", që do të mbahet nga 22-30 gusht në qytetin bregdetar , një festival që synon njohjen me kinemanë evropiane ndërsa ndihmon në kthimin e këtij qyteti në një pikëtakim kulturash evropiane dhe ballkanike. Festivali organizohet nga Bashkia e Durrësit , nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrit të Kulturës Ardian Turku në cilësinë e Presidentit të Festivalit si dhe nga Shoqata kulturore  “Çajupi”. Organizatorë të festivalit pohuan se, filmat do të konkurrojnë në seksionet, Balkan World/Botë Ballkanike dhe Contemporary Visions/Vizione Bashkëkohore ndërkohë që një seksion do ti kushtohet kinemasë retrospektikë. Një surprizë e festivalit konsiderohet filmi që do të përshëndesë çeljen e tij mbrëmjen e 22 gushtit, në Amfiteatrin Romak,  fitues i Çmimit Oscar 2009, “Slumdog millionare”, i regjisorit Dany Boyle.

Filmi “Gjigandi”, i regjisorit Paolo Sorrentino, emra të rëndësishëm të kinemasë si regjisori çek Peter Zelenka, me filmin “The Karamazovs”, fitues i Best Film në “Czech Lion Awards”, “La Pivellina”, një  film i regjisorëve Tizza Covi dhe Rainer Frimmel, fitues në “Europa Cinemas Label”,  filmi më i mirë evropian në “Karlovy Vary Film Festival 2009”,  “Ricky” me regji te Fransua Ozo,  Bullgaria me filmin “Bota është shumë e madhe dhe shpëtimi fshihet diku afër” nga regjisori Stefan Komandarev, do të jenë disa nga filmat që do të mund të ndiqen gjatë ditëve të këtij këtij aktiviteti kushtuar kinemasë .

Ndërkohë në seksionin e Balkan World do të konkurrojnë filmat nga Turqia, “Rruzarja e gabuar”, “Tre Majmunët” nga Nuri Bilge Ceylan, Sllovenia me ”Përgjithmonë” nga Damjan Kozole, Greqia me filmin “Mali përballë” i regjisorit Vassilis Douros, Bullgaria me regjisorin Ivan Cherkelov me filmin “Aragosta”, Kroacia me filmin “Të zinjtë”, Rumania me filmin “Vajza më e lumtur në botë”, e regjisorit Radu Jude, si dhe Shqipëria me filmin "Gjallë" të  regjisorit Artan Minarolli.

Vlen të përmendet prezantimi jashtë konkurrimit i filmit “Ama dorën” të regjisorit kosovar Ismet Sijarina, nje film bazuar ne nje histori te vertete mbi nje te ri kosovar abuzues droge. Çmimet e ISFF 2009

Projeksionet e filmave do të shfaqen në sallën e kinemasë të teatrit Aleksandër Moisiu” dhe në Amfiteatrin Romak, përkatësisht në oraret 12.00 A.M dhe 20.00-22.00 P.M

Juria Contemporary Vision do të ketë si president Rik Vemeulen , koordinator dhe konsulent për “International Film Festival” në Rotterdam (IFFR), Drejtor i “Transilvania International Film Festival” (Cluj-Napoca) në Rumani, Drejtor i Festivalit “Noordelijk Film Festival” (Leeuwarden), Holandë.

Ndërsa juria e kritikës do të drejtohet nga Deborah Young- Drejtore Artistike e Festivalit të Taorminës. Gazetare dhe kritike filmi, korrespondente  për revistën “Variety”. Aktualisht editore për Italinë në në York të revistës “Cineaste”.

Çmimet

Golden Gladiator - Filmi më i mirë

Çmimi i Jurisë - Regjisori më i mirë

Filmi më i mirë Ballkanik

Golden Gladiator - Çmimi i Karierës

Çmimi i Kritikës së Filmit

Aktori më i mirë

Aktorja më e mirë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›