Peqin/ Përplasen dy mjete, aksidentohet 68-vjeçari

Një aksident, me pasojë plagosjen e 68-vjeçarit Ramiz Çullhaj, ndodhi mbrëmë në orët e vona në aksin rrugor Peqin-Shezë, kur një mjet me targa AHB5847 me drejtuese Rozana Çullhaj u përplas me një veturë, tip Renault me targa PAB 4826 me drejtues Lulëzim Tabaku, 32 vjeç. I aksidentuari Çullaj ndodhet në spitalin kirurgjik. Sipas burimeve të policisë, shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit gjatë drejtimit të automjetit nga shtetësja Rozana Çullhaj.
...