Elbasan, Basha: Ne përmbushëm kushtet për heqjen e vizave
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, informoi dje banorët e Elbasanit se Shqipëria ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave dhe shumë shpejt do të jetë edhe anëtare e BE-së. Në një takim me banorë të shumtë pranë shkollës “Naim Frashëri” në Elbasan, Basha tha se liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda qershorit të vitit tjetër. “Ne kemi plotësuar kushtet bazë për liberalizimin e vizave. Brenda qershorit të vitit tjetër, ne do t’i heqim vizat për shqiptarët dhe unë do të punoj që t’i liberalizojmë sa më shpejt”, - tha Basha, duke shtuar se së shpejti qytetarët shqiptarë do të lëvizin me dinjitet në Bashkimin Evropian. Ai tha se puna e kësaj qeverie bëri që liberalizimi i vizave të ndodhte kaq shpejt. “Ne sot debatojmë me opozitën se do të liberalizohen vizat një muaj para apo një muaj mbas, kur askush 3 vjet e 10 muaj më parë nuk e kishte menduar se do të vinte kaq shpejt kjo ditë”, - tha Basha.
Përpara qindra banorëve të Elbasanit, Basha foli edhe mbi sondazhin e fundit të “Puls”, i cili nxori se PD-ja është para me 9 për qind. Basha tha se Rama censuroi në media këtë sondazh, duke bërë me dije se sondazhi ishte kryer nga një familjar i zyrtarëve të lartë të PS-së. “Rama e censuroi sondazhin në media, ashtu siç e di ai, por dielli me shoshë nuk mbulohet. Sondazhi është bërë nga zonja Rusi, si dhe nga Gent Ibrahimi, kunati i Mimi Kodhelit, i cili është votuar si anëtar i KKRT-së nga Partia Socialiste”, - tha Basha.
I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Adrian Turku, Basha më pas lëvizi në rrugët kryesore të qytetit, ku ai u takua nga afër me dhjetëra elbasanas në parkun e qytetit. Ai foli nga afër me ta për të gjitha problemet e tyre si dhe për programin e PD-së për Elbasanin. Duke folur në takimin me qindra banorë, ai tha më tej se puna e qeverisë bëri të mundur ndalimin e bankave, ndalimin e konfliktit të interesit në administratën publike, si dhe tha se në sajë të miradministrimi, u kursyen rreth 4.2 miliardë euro. “Vetëm nga prokurimet publike ne kursyem mbi 600 milionë euro që ua kthyem shqiptarëve”, - tha Basha. Duke qëndruar në këtë pikë, Basha tha më tej se në sajë të miradministrimit, qeveria dyfishoi pagat dhe pensionet si dhe investoi në vepra madhore infrastrukturore, si rruga Durrës-Kukës. “Ne e kemi si synim vazhdimin e kësaj politike”, - shtoi Basha, duke kujtuar se Partia Socialiste ishte kundër rritjes së pagave dhe pensioneve.
“Ne kemi dalë tërësisht në një fushë tjetër. Nga fusha me top lecke, ne sot po luajmë në stadium me një top prej vërteti”, - tha Basha, duke dashur të krahasojë dy kohët e qeverisjes. Ministri i Jashtëm u ndal më pas edhe në infrastrukturë, ku ai përmendi fillimin e ndërtimit të mjaft rrugëve me rëndësi për Elbasanin, por edhe për vendin. Aktualisht, dhjetëra akse po punohen në këtë qark, dhe një pjesë e tyre janë përfunduar. Basha tha se në mandatin e dytë do të ndërtohet Boshti i Jugut, i cili do të krijojë më shumë për Elbasanin, pa harruar ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, rrugën Qukës-Qaf-Plloçë, rrugë e Arbrit, si dhe asfaltimin e çdo rrugë rurale që do të lidhë fshatrat e këtij qarku me komunat si dhe me rrugët nacionale. Ai u ndal edhe në investimet në kanalizime dhe ujësjellës, pa parruar edhe reformën në shëndetësi. “Së shpejti, tenderohet ndërtimi i spitalit të qytetit”, - tha Basha për banorët e kësaj lagje, pa harruar edhe masterplanin për kthimin e Universitetit të Elbasanit në një qendër të rëndësishme akademike. Duke u ndalur tek punësimi, Basha tha se në Shqipëri do të ndërtohen 6 parqe industriale, që sipas tij, do të punësojnë mbi 15 mijë shqiptarë se