Lushnje aksident me pasoje vdekjen e kembesorit

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në hyrje të Karbunarës në rrethin e Lushnjes. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.30. Viktima Lili Cuko 57 vjeç nga fshati Stan Karbunarë ka qenë duke ecur në këmbë teksa është përplasur nga një mjet tip “Benz”.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit, Orikel Këmbora, ka njoftuar ambulancën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. I aksidentuari ka arritur gjallë në spital dhe vetëm pas 15 minutash ai ka ndëruar jetë.
Policia e Lushnjes, e cila menjëherë pas njoftimit arriti në vendngjarje, ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentitn. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor. Drejtuesi i mjetit nuk ka vënë re viktimën i cili ecte në mes të rrugës, duke e përplasur atë në tokë. 20 metër larg makinës drejtuesi ka vënë re këmbësorin por ka qenë tepër vonë.
Ai nuk ka arritur dot të kryejë manovrimin për të shmangur përplasjen duke i shkaktuar 57 vjeçarit plagë të rënda. Po sipas policisë viktima ishte person me të meta mendore.