E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kryetari i Bashkise Bilisht, nuk ka pasur kundershtime"

Tirane - Nuk kemi pasur asnje kundershtim nga kreu i Bashkise Bilisht per fabriken riciklimit te polietilenit. Keshtu ka deklaruar dje administratori i shoqerise "Etna Polimer", Vullnet Hakes. Sipas tij, kreu i bashkise, jo vetem qe kishte qene dakord me te, por nga ana tjeter i ka pergezuar. "Edhe pasi ishim ne pritje te pronesise, pas lejes se marre nga Ministria e Mjedisit, ne kemi marre leje nga kryetari i bashkise per te vazhduar aktivitetin tone ne zonen e SMT-se. Edhe kur na ka vizituar, ai na ka uruar pune te mbare", ka bere me dije Haka. Sipas tij, asnje nga qytetaret e kesaj zone nuk jane ankuar me pare te ne, as nuk ju kishin shprehur ndonje shqetesim. Haka ka bere me dije se fabrika nuk do te sjelle ndotje te mjedisit, pasi procesi i riciklimit nga ana e tij eshte ne proces i mbyllur, ndersa lenda e panevojshme do te kryhet nepermjet transportit me kamione ne piken e derdhjes se mbeturinave. Shoqeria "Etna Polimer" e ka nisur punen e saj me 12 maj te ketij viti, dite kjo e themelimit. Sipas Hakes, kjo fabrike ka nje shtrirje ne tre rajone, Shqiperi, Maqedoni, Greqi. Ndersa materialet e saj do te merren kryesisht nga Shqiperia dhe nga vendet rajonale. Lenda e pare, e cila do te dilte nga riciklimi, do te shitet ne tregun vendas dhe ne ate rajonal. Haka ka bere me dije se 60 vende pune do te hapen me krijimin e fabrikes, ku keta punonjes do t'i nenshtrohet nje perzgjedhjeje. Puna do te drejtohet nga ana e specialisteve te huaj. Sipas tij, Bilishti ishte qyteti i vetem qe kishte pak shpenzime financiare, pasi ishte afer me te dyja vendet rajonale Maqedonine dhe Greqine per transportin e lendes se mbetur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›