Elbasan/ Emigrantet aksidentojne dy persona
Automjetet e drejtuara nga emigrantet kane shkaktuar aksidente me pasoja per disa kalimtare ne Elbasan. Burime zyrtare te policise thane se ka filluar procedimi penal per Agron Karaj, pasi duke drejtuar automjetin tip "Rover", me targe NBK 3144, ne aksin rrugor Paper-Elbasan, ka aksidentuar K. Q., 5 vjec. I mituri eshte derguar ne spital dhe sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten. Procedim ka nisur edhe per Murat Xhafaj, 46 vjec, me banim ne Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip "Honda", me targe YHZ 2807, ne vendin e quajtur SMT-ja, ne aksin rrugor Cerrik-Gostime, eshte perplasur me motocikleten e drejtuar nga T. H., 56 vjec. Si pasoje eshte plagosur A. M., 49 vjec, i cili udhetonte si pasagjer me motor.
F.S.
F.S.