Qershor, rezervat e shtetit ne ar, 2 tone
Ari qe ka ne pronesi shteti shqiptar ne fund te muajit qershor shenoi 1938 kilogram ose rreth 2 tone. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, me 30 qershor 2008, vlera e arit te vendosur ne depozita, mjete te Bankes ishte 5 miliarde leke, e cila perbehet prej 69,223.24 onz ar (1 onz eshte i barabarte me 28 gram). Gjendja e arit ne vlere monetare eshte vleresuar me kursin e kembimit fiks te Londres. Llogaria e shteti ne ar u rrit ndjeshem pasi ne shkurt te ketij viti qeveria nepermjet nje vendimi te posacem kaloi rreth 7 miliarde leke ar qe ishin ne pronesi te saj ne pronesi te Bankes se Shqiperise. Tashme ka vetem nje rezerve unike ne ar, e cila nuk mbahet e ngurtesuar ne kasaforta dhe tunele por investohet ne tregjet nderkombetare. Pasi kohet e fundit vlera e monetare e metalit te cmuar eshte rritur ndjeshem. Shqiperia ashtu si te gjitha shtetet e tjera ka nje rezerve monetare, e cila mbahet per te nxjerre vendin nga kriza te parashikuara. Nje pjese e ketyre rezervave ruhen ne euro, dollar, ar dhe metale te tjera te cmuara si argjendi dhe platini. Kjo rezerve monetare e vendit tone eshte e afte te perballoje rreth 4.5 muaj importe mallrash, dhe nje pjese e saj eshte e ruajtur ne shufra floriri. Por kohet e fundit sidomos kete vit vlera e arit ne tregjet nderkombetare eshte rritur se tepermi. Zhvleresimi i dollarit rritur vleren e arit me 25 dollare brenda nje dy javeve te fundit. Nje onz ar u shit dje ne tregun nderkombetar me 658 dollare. Historikisht cmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe cmimi i njesise se arit per dy vite eshte rritur me me shume se 230 dollare. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se cmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare sa here qe ne ekonomine globale dicka nuk eshte duke shkuar mire dhe sidomos ne ekonomine e SHBA, e cila ze cerekun e totalit te Prodhimit Boteror. Kjo ka ndikuar sjelljen e investitoreve te cilet jane duke pare arin si mjetin me te pershtatshem per investime.
Sasia e arit dhe e materialeve te tjera te cmuara qe deri me shkurt 2008 kane qene ne pronesi te Keshillit te Ministrave, i kane kaluar Bankes se Shqiperise. Me shumice votash, Kuvendi miratoi projektligjin per "Ndryshimin e pronesise se nje pjese te rezervave valutore te Republikes se Shqiperise".
B.Hoxha
Sasia e arit dhe e materialeve te tjera te cmuara qe deri me shkurt 2008 kane qene ne pronesi te Keshillit te Ministrave, i kane kaluar Bankes se Shqiperise. Me shumice votash, Kuvendi miratoi projektligjin per "Ndryshimin e pronesise se nje pjese te rezervave valutore te Republikes se Shqiperise".
B.Hoxha