E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene/ I mituri ne timon, vdes bashke me shokun

Tepelene- Dy te mitur kane humbur jeten ne nje aksident rrugor, ndersa nje prej tyre drejtonte mjetin qe doli nga rruga. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme, ne rrugen kombetare Tepelene-Kras. Policia vendore tha se ne aksidentin automobilistik kane humbur jeten dy persona, njeri prej te cileve femije 8 vjecar. Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur "Kthesa e Mogiles", kur makina tip "Benz", me targa TP 1376 B, i cili drejtohej nga 17-vjecari Xhevahir Dobraj, nga fshati Iliras, ka dale nga rruga. Si pasoje e ketij aksidenti kane humbur jeten drejtuesi i automjetit si 8 vjecari Egli Mahmutaj, i cili udhetonte si pasagjer. Policia tha se do merren ne pyetje prinderit per te sqaruar shkakun pse i kane lene makinen nje te mituri per drejtim.

B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›