E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet ne det 43-vjecari

DURRES - Nje burre ka gjetur vdekjen tragjikisht dje ne plazhin e Hidrovorit ne Durres, ndersa ishte duke u lare ne det. Ngjarja ka ndodhur ne oren 17.00 kur 43-vjecari Frrok Plaku, lindur ne Mirdite dhe banues ne Hamallaj te Durresit, ne kohen kur po lahej ne det ne plazhin e Hidrovorit. Familjaret kane perjetuar minuta ankthi kur pane njeriun tyre te afert te mbytej ne det. Atij i eshte dhene ndihma e pare edhe nga disa persona te tjere qe po pushonin prane familjes Plaku dhe me pas e derguan 43-vjecarin ne Spitalin e Durresit, ku megjithe ndihmen e dhene nuk ka mundur te shpetoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›