E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pusia per hakmarrje, i mituri i shpeton atentatit

Elbasan- Nje 17 vjecar i ka shpetuar atentatit pas prites se ngritur ne periferi te qytetit te Elbasanit. Si autor te ketij krimi policia ka identifikuar Erion Dylgjerin, 22 vjec, me banim ne lagjen "Kala" dhe u vu ne kerkim te nje personi tjeter ende te paidentifikuar. Burime zyrtare te policise vendore thane dje se dy te rinj kane tentuar te ekzekutojne me arme zjarri te miturin XH. R., me banim ne lagjen "Luigj Gurakuqi". Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Balez, ne afersi te fabrikes se cimentos. Erion Dylgjeri dyshohet se ka qelluar me pistolete ne drejtim te tij. Por i riu ka mundur qe t'i shpetoje plumbave dhe eshte larguar me shpejtesi. Ne vendngjarje kane shkuar policia dhe strukturat e tjera qe kane kryer veprimet perkatese. Ne cilesine e proves materiale policia dhe grupi hetimor kane gjetur nje gezhoje te kalibrit 6.35 mm dhe nje celes (xhiro makine). Pas marrjes ne pyetje te te demtuarit eshte zbardhur edhe shkaku i atentatit qe deshtoi. Sipas policise organizatori i prites, para disa muajsh ka pasur nje konflikt me te miturin dhe ka menduar te hakmerret mbremjen e se merkures teksa 17-vjecari kthehej per ne shtepi.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›