E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, denoncon rrembimin e 3 femijeve

DURRES - Nje nene 30-vjecare ne Durres, ka denoncuar ne policine rajonale se i jane rrembyer tre femijet e saj dhe akuzon per kete, kunaten e saj. S. Sela, banuese ne nje fshat prane Fushe Krujes, ka bere dje kallezimin penal ne drejtorine e Policise se Qarkut Durres, duke denoncuar se kunata e saj (motra e bashkeshortit), Fiqirete Sela, 30 vjece, banuese ne Fushe Kruje, beqare, i ka marre dhe nuk lejon qe te takoje tre femijet e saj.

"Femijet jane perkatesisht te moshave 9, 11 dhe 13 vjec", bene te ditur burimet hetimore.

Nena e re deri pak kohe me pare jetonte me vellane e te dyshuares, nje burre rreth 35 vjec i cili sipas te dhenave nga policia, vuan nga epilepsia, ne banesen e tij, ne qytetin e Fushe Krujes. Nderkohe bashke me ta, jetonin edhe dy kunatat, motrat e te shoqit.

Me bashkeshortin e saj, S.Sela, eshte ne procedura te divorcit ende te pambyllura pas nje martese qe nuk po funksiononte me kohet e fundit. Me daten 8 gusht te ketij viti, 30-vjecarja S. Sela, kishte bere nje tjeter kallezim ne policine e Durresit. Ajo edhe ate dite ka denoncuar Fiqirete Selen por kete here, sipas kallezimit, kishte rene prè e dhunes se saj fizike nga kunata e saj. Gruaja qe ndodhet ne procedurat e ndarjes ne gjykate, ka deklaruar se ishte perballur me dhune psikologjike dhe fizike duke identifikuar per demtimet e pesuara, kunaten e saj. Pas kesaj ngjarjeje, gjykata nxori nje urdher mbrojtjeje me afat 20 ditor per 30-vjecaren S. Sela. Nderkohe, gruaja e re, eshte detyruar te shkoje ne banesen e babait te saj ku po jeton aktualisht. Policia tha se 30-vjecarja ka arritur te marre vetem nje prej femijeve te saj, vajzen e vogel, nente vjecare. Kurse femijet e tjere, sipas kallezimit, jane mbajtur padrejtesisht nga kunata e paditeses.

Policia konfirmoi se jane duke u kryer hetime ne lidhje me ngjarjen. "Nga ana jone u kryen veprimet hetimore lidhur me kete rast dhe materialet procedurale per vepren penale te marrjes pa te drejte te femijeve iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Kruje", - deklaruan burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›