Fier/ Tenderet, prefekti paralajmeron vendoret
Investimet ne infrastrukturen rurale dhe urbane, do te pesojne nje rritje te ndjeshme brenda vitit 2009 ne Qarkun e Fierit. Por prefekti Shahin Bejdaj, ka zhvilluar diten e djeshme nje takim me drejtuesit e njesive vendore, duke i paralajmeruar qe te kene kujdes me zhvillimin e tendereve dhe te mos kete abuzime apo vjedhje. Prefekti i Fierit kerkoi nga nepunesit e qeverisjes vendore te ishin te kujdesshem, duke i komunikuar edhe keshillat e Ministrise se Brendshme dhe pushtetit lokal. Nje prej verejtjeve te bera, ka qene edhe respektimi i afateve te punimeve dhe realizimin e investimeve.
Xh.B.
Xh.B.