Pedofilia, 80 raste abuzimesh vetëm në tre muaj
Pedofilia në statistika të frikshme, fëmijët në mëshirë të fatit
Tirana, metropoli i adhuruar nga gjithkush është kthyer së fundmi në strehën e padukshme të mostrave pedofilë, që fshihen në pishat e në pemët e parkut të liqenit duke ndjekur fëmijët e pambrojtur, sidomos ata që lypin e që enden vetëm, larg nga familjet e tyre të paditura. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit për gazetën Tirana Observer janë më shumë se 80 raste të denoncuara vetëm në tre muaj përsa i përket fëmijëve të dhunuar seksualisht në qytetet e Tiranës, Korçës, Elbasanit, Beratit e disa periferive të tjera në mbarë vendin. Por dy muajt e fundit rastet e pedofilëve të arrestuar duket se janë më të shpeshta. Nëse të duhet të bësh një shëtitje në kodrat e liqenit, një sy i vëmendshëm mund të dallojë lehtësisht shumë të tillë, të moshuar apo jo që vërtiten si pa të keq nëpër turmat e njerzve me të keqen që kanë brenda tyre, dhe me rastin më të parë që ju jepet mund të të shfaqen edhe tek pragu i derës, Zoti e dhënë që jo apo tek ndjekin ndonjë vajzë apo djalë të vogël teksa hyn në ashensor. Këto raste kanë qenë tepër të shpeshta muajt e fundit në Tiranë, por sërish as nga policia apo nga OJF-të që trumbetojnë për të drejtat e fëmijëve nuk ka asnjë plan masash. Kohët e fundit është trumbetuar me të madhe se mostrat pedofilë duhet të dënohen maksimalisht, apo edhe mbi ta të kryhen operacione të specifikuara që do ti ndalonin për të kryer veprimet e turpshme me fëmijë, por sërish të gjithëve ne na shkon në mend pyetja ;A është ky ilaçi i duhur në këtë shoqëri që jetojmë?
Sensibilizimi
Edhe pse pas çdo ndodhie të rëndë në vend, juristët psikologët apo edhe vetë shoqëria civile, deklarojnë se sistemi i drejtësisë nuk është ai i duhuri, dhe fatkeqësisht edhe kur dënimi duhet të jetë maksimal ai nuk zbatohet. Dënimi maksimal për rastin e pedofilisë në Shqipëri është vetëm 15 vjet dhe të mos harrojmë se hallkat e ligjit janë të tilla sa personazhi në fjalë ka kaluar fare pa problem ose jo shumë i lagur deri më tani në raste të ngjashme. Fajtorët? Ai! Drejtësia? Opinioni Publik? Familja? Apo kush? Ndoshta të gjithë ne jemi pak përgjegjës për këtë fenomen të shëmtuar, që po vë në rrezik të miturit në mbarë vendin. Fëmijët në Shqipëri duket se janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa statistikat e rasteve të pedofilisë janë tepër problematike. Nuk figuron ende një ligj i veçantë për dënimin maksimal apo trajtimin e veçantë të dhunuesve seksualë, ndërsa mbrojtja e të miturve, sensibilizimi i familjeve që fshehin shpesh herë dhunën seksuale të ndikuar nga frika e gjykimit nga opinioni publik, sërish mbetet në një pikëpyetje të madhe.
Statistikat
Në një periudhë prej 5 vitesh, në dy vitet e fundit 2012-2013 pedofilia ka marrë përmasa shqetësuese për opinionin publik, pasi për dy javë rresht vetëm në muajin prill dhe Maj thuajse çdo ditë janë regjistruar në polici denoncime të njëpasnjëshme për pedofilë që ngacmonin seksualisht fëmijë të mitur, dhe më së shumti burra nga 40-50 vjeç që kanë ndjekur për ditë të tëra djem të vegjël në shkollë, apo edhe në ambiente të tjera publike.
Në 5 vitet e fundit 222 fajtorë për pedofilinë
Edhe pse me tonalitete të zbutura nga policia apo edhe nga gjykatat në 5 vitet e fundit dhe vetëm për këtë hark kohor janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime seksuale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222(dyqind e njëzet e dy)autorë. Por precedenti i këtyre rasteve ka të bëjë pikërisht me rastet flagrante kur pedofilët e denoncuar në polici në disa qytete të vendit ia hedhin me gjoba e tërheqje veshi, ashtu siç shpëtoi edhe mostra Adrian Prrenjasi në 2008 e më parë. Le më pastaj po të llogaritësh sa e sa raste të pa denoncuara nga familjarë të paditur, por ndoshta fatkeqësisht edhe të pa informuar për pasojat e mëvonshme që fëmija i tyre i dhunuar mund të ketë. Në këto raste të turpshme të rriturit e familjes zgjedhin të heshtin nga frika e opinionit që do ti damkosë tërë jetën duke mos e treguar krimin monstruoz që i është bërë fëmijës së tyre, nga fqinji apo dikush tjetër që e ka dhunuar atë seksualisht.
Precedentët në Berat, 6 pedofilë të liruar nga gjykata
Edhe në Berat pedofilia duket se ka patur raste të shumta por problemi qëndron në faktin se dënimet kanë qenë të zbutura nga ana e drejtësisë. Në Berat numërohen 6 raste të abuzimeve seksuale me të mitur. Edhe pse kanë qenë rastet më të përfolura dhe më makabre, janë trajtuar nga gjykata, si raste shumë të thjeshta dhe dënimet për abuzime kanë qenë minimale. Në Berat me 16 shtator 2003, një mësues i moshës, 35 vjeç, ka abuzuar me një të mitur 10-vjeçar, në lagjen e tij. Ai menjëherë pas denoncimit të familjes, është arrestuar nga polica tre ditë më vonë dhe Gjykata e Beratit e dënoi me 8 muaj burg dhe gjobë. Në 31 tetor një 19-vjeçar përdhunoi një vajzë 15-vjeçare. Gjykata e Beratit e ka dënuar me 5 vjet burg, për përdhunim. Po në vitin 2003 një mësues gjatë një ekskursioni të organizuar me klasat e shkollës 9-vjeçare të qytetit, ku ai jepte mësim, ka ngacmuar seksualisht nxënëset, të cilat pas ekskursionit e denoncuan mësuesin në Drejtorin Arsimore dhe në polici. Mësuesi 35-vjeçar arrestohet dhe u dënua nga Gjykata e Beratit vetëm me 6 muaj për veprime të turpshme me të mitur. Po ky person pasi kryen dënimin rikthehet përsëri në shkollë, ku ka krijuar acarimin e prindërve, të cilët kanë kërkuar largimin e tij nga shkolla pasi kryente të njëjtat veprime. Në prill 2012, një 62-vjeçar u arrestua nga policia pasi ushtronte dhunë dhe ngacmim seksuale ndaj vajzës se gruas së tij, e cila ishte vetëm 14-vjeçe.
Monstra i Dibrës
13 Maj 2008
Rreth 5 vjet më parë 10-vjeçari Bekim Çenga u gjet i torturuar, përdhunuar e vrarë në përroin e fshatit Tomin, të Dibrës. Trupi i të miturit u gjet në datën 13 maj të vitit 2008, dhe autori i ngjarjes u identifikua si Shpëtim Ziza, i sëmurë mendor, fqinj me të miturin. Gjykata e Dibrës e shpalli Zizën fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Shpëtim Ziza ka tentuar disa herë vetëvrasjen në burgun E Krujës, ku vuan dënimin.
Babai tutor që shfrytëzonte vajzat
Prill 2011
Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qyteti i Korçës, shfrytëzonte për qëllime prostitucioni nga (2004-2005-2006) dy vajzat e tij të mitura të moshës 8 dhe 10 vjeç, me inicialet I. P. dhe M. P. Trupi i vogëlushëve shitej për pesë lekë nga i ati i cili iu gjente dhe klientët. Prokuroria kërkoi 15 vite burg si dënim. Katër klientët e të miturave ishin Andrea Nameti, 62 vjeç, Skënder Korollari, 35 vjeç, Nevrus Kollani 80 vjeç, dhe Ndoni Koçi 85 vjeç.
Shaban Norja, pedofili xhelat i Aishes
11 Tetor 2012
Shaban Norja është 80 vjeçari mostër që pasi kishte abuzuar seksualisht për vite me radhë, qysh kur Aishe Vata ishte vetëm 13 vjeçe, e la atë shtatzënë dhe më pas i preu kokën, duke rrëfyer vajza ia kishte kërkuar vetë këtë. Sot mbi të rëndon akuza e vrasjes. Nëse do të ishte zbuluar disa vite më parë babëzia e pedofilit, edhe pse motra e Aishes flitet të ketë qenë në dijeni të marrëdhënies së 17 vjeçares me të moshuarin atëherë Aishja do të ishte gjallë.
Ardian Prenjasi, pedofili që vrau minorenin
30 Nëntor 2012
Zhdukja e një fëmije në Laprakë, ka çuar në zbulimin e pedofilit 45-vjeçar Ardian Prrenjasi i cili kishte dhunuar edhe katër minorenë të tjerë. Pas arrestimit 45 vjeçari pranoi se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit, Julian Çela djalit të nëndrejtorit të SHISH, cili ishte z