Elbasan, KESH-i gjobit 20 subjekte
ELBASAN-Policia elektrike ka ndëshkuar rreth 20 subjekte private dhe një numër i madh familjesh, gjatë një aksioni të ndërmarrë në ditët e fundit që synon rritjen e arkëtimeve në arkën e KESH-it si dhe eliminimin e lidhjeve të paligjshme. Drejtori i policisë elektrike në Elbasan, Refik Bozhiqi konfirmoi se subjektet private të gjobiturapër mos shlyerje të detyrimeve ndaj KESH- it kanë qenë edhe në qendër të kontrolleve që janë duke vazhduar me grupe pune në të gjitha lagjet e qytetit të Elbasanit. Lidhur me kontrollet për konsumatorët familjarë, konfirmoi se familjeve u është ndërprerë energjia për lidhje të paligjshme, ndërsa për 4 të tjera janë marrë masa administrative për cenim të sistemit matës.Sipas Bozhiqit, aksioni do të vazhdojë dhe në ditët e ardhshme, pa toleruar asnjë subjekt privat apo konsumator familjar që abuzon me energjinë elektrike dhe nuk shlyen detyrimet.
Elbasan, bllokohen 47 pika të tregtimit të gazit ELBASAN-Bllokohen 47 pika të tregtimit të gazit në qytetin e Elbasanit. Aksioni për bllokimin e bombolave të gazit dhe gjobitjen e pikave të shitjeve ka nisur të mërkurën pas përfundimit të afatit të vendosur nga dega e Tatimeve për subjektet që tregtojnë gaz jashtë standardit. Policia tatimore në bashkëpunim me ekspertët e PMNZSH-së kanë filluar nga zona më problematike e qytetit, ku edhe janë bllokuar një sasi bombolash si dhe janë vendosur gjoba për tregtuesit e gazit që nuk i ishin përgjigjur ultimatumit të vendosur disa ditë më parë. Ferdinand Robja, një ndër ekspertët e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri deklaroi se gjatë këtij aksioni janë bllokuar një numër i madh bombolash gazi si dhe janë vendosur një numër i madh gjobash për shkak se këto pika nuk respektojnë rregullat teknike duke shitur gaz së bashku me materiale ndërtimi dhe më keq akoma së bashku me ushqimet në dyqane poshtë pallateve dhe pa asnjë kusht sigurie.