Elbasan, Kongoli promovon romanin Iluzione në Sirtar
ELBASAN- Shkrimtari Fatos Kongoli ka promovuar sot në ambientet e Universitetit Aleksandër Xhuvani romanin e tij të fundit ‘Iluzione në Sirtar’.
“Iluzione në Sirtar, ka dalë për herë të parë në panairin e vitit të kaluar, por nuk ndodhesha në Shqipërinë atëherë dhe ky është shkaku që këtë promovim e realizoj pikërisht në Elbasan”,- ka theksuar Kongoli, duke vlerësuar interesin e lexuesve për këtë libër, për të cilin ai u shpreh se "është një roman që e kam quajtur për vetveten".
E quan të tillë pasi Kongoli në të përshkruan gjithë vitet e veprimtarisë së tij të ndarë në dy faza, ajo e periudhës së realizmit socialist dhe faza e dytë, e pas viteve ’90-të.
"Këtu është pjesa më e rëndësishme e veprimtarisë sime, që është periudha e tranzicionit”, nënvizoi shkrimtari.
‘Iluzione në Sirtar’, një roman që autori e cilëson si një bilanc të jetës së tij, vijon tashmë me fazën e tretë e krijimtarisë.
“Ndonëse e kam të vështirë të flas për projektet e mia në të ardhmen, pasi nuk ka autor që nuk ka projekte, mund të them se do të përpiqem sërisht të shkruaj romane”, theksoi Kongoli.
Duke qenë se shumë libra të shkrimtarit Fatos Kongoli janë përkthyer në disa gjuhë të huaja, shkrimtari mendon se “ kjo në rradhë të parë është një sukses personal".
Sipas tij:-"në letërsi shkrimtarët nuk mund të konsiderohen si lojtarë futbolli, shkrimtari shkruan vetë për hesap të vetë dhe nëse shënon ndonjë gol, është sukses personal”.
(e.m/ata/BalkanWeb)