Ruani trashegimine specialistet apel kandidateve

Situata parazgjedhore ka shqetësuar sërish njohësit dhe specialistët e trashëgimisë kultuore. Ata u kanë kërkuar partive politike dhe kandiatëve të tyre për drejtues vendor të përfshijnë në programet e tyre mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjitha zonat e Shqipërisë.
“Ne si forcë e shoqërisë civile realisht jemi një pushtet ende shumë i vogël. Le të shohim mundësinë se si do e bashkojmë këtë forcë që të kemi pushtet, të kemi ndikim me ato mjete siç është partneri ynë më i mirë, media, por dhe me ligjet që janë ndoshta duhet filluar me procese gjyqësore”- tha ambientalisti Xhemal Mato.
“Çfarë monumentesh duam të mbrojmë ne kur hapësira për të vajtur te këto monumente është e ndyer, është e shëmtuar. Pra dy gjëra mund të bëhen, një aksion i madh për një pastrim qoftë dhe pamor, viziv të futen diku, të fshihen dhe e dyta të mos përdoret më kaq shumë ambalazh”- tha studiuesi Ardian Klosi.
Përfaqësues të shoqatave joqeveritare dhe specialistët e monumenteve kanë nënshkruar një promemorje drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, partive dhe shoqatave të bashkive e komunave ku ngrenë shqetësimtet për dëmet e pakthyeshme. Gjithashtu ata kanë ofruar ndihmën dhe opinionin e tyre në mbrojtje të trashëgimisë, natyrore e monumentale.
Aurela Papadhima