E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarja hot, koncert për Papën, fanatikët kundërshtojnë

Romë, 2 prill, NOA – Aktorja dhe këngëtarja argjentinase, Lola Ponce është e njohur për shfaqet e saja hot në skenë dhe për klipet provokuese. Së fundmi, këngëtarja e muzikës pop ka hedhur në treg dhe një linjë rrobash intime dhe ka prezantuar kalendarin e saj me këto veshje, duke bërë për vete shumë burra.

Por në botën e modës kjo është normale dhe nuk ka sjellë ndonjë surprizë të madhe. Këngëtarja ka zënë faqet e para të medieve për faktin se është një prej artistëve që do të përformojë live në 24 prill para Papës Raitzinger në Romë.

Këngëtarja e ka vlerësuar këtë si një mundësi të madhe dhe një hap cilësor ne karrierë. Ndërkohë që prezantimi i këngëtares ka sjellë dhe mos pëlqimin e fanatikëve për ceremonitë e Vatikanit.
Sipas tyre e vetmja lidhje e këngëtares me besimin fetar është se në serialin “Promesi Sposi”, ajo ka luajtur rolin e një murgeshe.

a.k/NOA

Lajme të ngjashmeOra e re, dieta kundër pagjumësisëTher të bijën 8 vjeçe, gruaja hidhet bashkë me të nga kati i katërtVritet 32-vjeçari shqiptar në ItaliEmigrantët në Greqi, si t’i marrin atje pasaportat biometrikeFoto shok – Një tjetër Abu Graib! Ushtarët amerikanë, masakrojnë civilët Lidhje: foto, Lola Ponce, Papa Raitzinger, Romë, seksi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›