Elbasan, Kurum pezulloi punën, punonjësit vijojnë protestën
ELBASAN - Rreth 700 punonjës të kompanisë së industrisë së rëndë “Kurum International” kanë vijuar sot ditën e katërt të protestave të tyre, në qendër të qytetit të Elbasanit.
Edhe sot punonjësit kanë përsëritur kërkesat e tyre për furnizim me energji elektrike të uzinave të kompanisë, pasi sipas tyre kjo godet familjet e tyre.
Ndërkohë punonjësit kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e hënë pranë Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë.
Pak ditë më parë kompania “Kurum International” njoftoi pezullimin e punës për rreth 3 muaj dhe ndërprerjen e kontratave me 700 punëtorët e saj, për shkak të problemeve në furnizimin me energji elektrike.
(er.nu/news24/BalkanWeb)