Berisha: Privatizim masiv i pyjeve, të mblidhet taksa e pronës
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Komunave se, përparësi ka propaganda fiskale dhe kjo duhet zbatuar me korrektësi nga ana e pushtetarëve vendorë. Sipas Berishës, këtë vit parashikohet privatizim masiv i sipërfaqeve pyjore, por vendorët do të kenë për detyrë të mbledhin taksën e pronës dhe të mos e neglizhojnë atë.
“E rëndësishme është propaganda fiskale, të bëjmë një hap në këtë drejtim. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë regjistrimin e pyjeve. Do të ketë 4-fishim të fondeve në drejtimin tuaj por dhe taksa e prones duhet paguar. Kjo ka rëndësi jetike për vendin, që të performoni, të mblidhni taksa, kjo është përcaktuese, sepse cdo politikë fiskale që rrënon të ardhurat në tërësi përbën rrezik për vendin, aq më tepër sot në kohë krize”.
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria nuk ka vullnet të mbaj asnjë prone private në territorin e saj. “Qeveria do të zbresë 10 përqind të pyjeve te vendit në parqe kombëtare. Ky do të jete viti i privatizimeve masiv të pyjeve".
Lidhur me taksen e prones, Kreu i qeverisë solli shembull Pejën në Kosovë. “Një pjesë e taksave në Pjeë, rreth 40 përqind të taksave mblidhen nga taksa e pronës, kurse këtu hic. Ndaj ju lutem shumë kjo duhet zbatuar”.
Kryeministri më tej kërkoi vëmendje absolute në performancën fiskale dhe kontrollin e shpenzimeve. “Këtë vit urojmë të bëjmë një hap përpara në drejtim të performancës fiskale “, tha ai.
Më tej, Berisha theksoi se "Shqipëria duhet të pyllëzohet me dru frutorë. Shqipëria është vendi ideal per kultivimin e drurëve frutorë. Vendi ynë mund të bëhet një importues shumë i mirë i arroreve. duhet të bëjmë gjthçka të arrijmë në 20 milionë ullinjë të mbjellë brenda 2 viteve të ardhshme”.
Cështja e radhës e diskutuar nga kryeministri ishte dhe Mjedisi, ku bëri thirrje që parësire të jetë mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit.
(d.b/BalkanWeb)