E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, sulmohet me 3 predha ambasada turke

IRAK- Tre predha u hodhën sot drejt ambasadës turke në Irak, duke bërë që njëra prej tyre të godasë murin e jashtëm të kësaj ndërtese, e cila ndodhet në Bagdad.

Sipas ambasadorit Turk në Irak Yunus Demirer, nuk dihet ende se ku kishin përfunduar dy predhat e tjera. Nga ky sulm nuk ka raportime për të plagosur.

Kjo ngjarje ndodh në një kohë kurse tensionet politike janë shtuar kohët e fundit mes Ankarasë dhe Bagdatit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›