Transparenca ne gjykata projekti do te realizohet brenda vitit

Brenda këtij viti në gjykatat shqiptare do të implementohen kamera-video në çdo sallë gjykimi në mënyrë që çdo fjalë, çdo gërmë apo çdo veprim procedurial të jetë lehtësisht i verifikueshëm. Po ashtu do të bëhet edhe vëzhgimi i të gjithë gjyqtarëve gjatë orarit të tyre të punës dhe në ambjentet e gjykatës për të parë mënyrën se si veprojnë gjyqtarët shqiptarë.
“Në këtë aspekt, vlen të përmendet fakti që për herë të parë, në Gjykatën e Rrethit të Tiranës do të zbatohet projekti i qendrës Saturn, i parashikuar brenda kuadrit të Cepej-it, i cili do të ndihmojë gjykatat në miradministrimin e kohës së punës, sipas kritereve dhe metodave optimale duke ofruar mjete për zgjidhjen e problemit të afateve kohore të procedimeve gjyqësore”, vlerësoi ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.
Regjistrimi i seancave gjyqësore dhe monitorimi i gjyqtarëve kanë për qëllim garantimin e një procesi trasparent gjyqësor dhe rritje të përgjegjshmërisë ndaj ligjit dhe Kushtetutës si dhe rritjen e besimit të publikut tek drejtësia. Sistemi do të monitorohet nga inspektorët e Minsitrisë së Drejtësisë dhe KLD-së në një sallë operative të përbashkët të vendosur në këto dy institucione.
“Ne po ecim drejt dixhitalizimit të sistemit gjyqësor, pasi kemi bindjen se dixhitalizmi do të rrisë përformancën e këtij sistemi. Ai do të rrisë përgjegjshmërinë e aktorëve të sistemit të drejtësisë. Ne jemi duke përmirësuar sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqesore se bashku me misionin Euralius, me qëllim që të bëjmë transparente çdo hallkë të procesit, duke filluar nga shorti dhe deri në ekzekutimin e vendimeve”, sqaroi ministri Halimi.
Aktualisht po bëhet edhe rishikimi i përgjithshëm i numrit të gjyqtarëve në Shqipëri, duke bërë rishpërndarjen e tyre, bazuar në numrin e çështjeve për shqyrtim në gjykata, dhe jo në bazë të numrit të popullisisë apo teritorit. Kjo do të rrisë numrin e gjyqtarëve në ato gjykata të cilat kanë një ngarkëse më të madhe.