E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha ne Asamblene Kombetare te komunave

Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në Asamblenë Kombëtare të komunave. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kreu i ekzekutivit bëri me dije se qeveria po bën përpjekje të mëdha për vendorët, lidhur me transferimin e pronave. Por nga ana tjetër, në vlerësimin e kreyministrit Berisha duhet që vetë vendorët të ndërmarin politika zhvilluese, pasi qeveria nuk mund të mbajë si prona publike më shumë se 10% të pyjeve.
“Ky duhet të jetë viti i privatizimit masiv të pyjeve, pasi kjo është rruga më e sigurt për të mbrojtur pyjet”, vuri në dukje Berisha.
Ndërkohë ndalur në problematikën e këtij procesi, Kryeministri nënvizoi se “është një problem jo i vogël ai regjistrimit të pyjeve, ndaj nevojitet një dokumentacion i saktë për pyjet”.
Por pas, garancisë për katër fishim të fondeve, Berisha u rikujtoi drejtuesve vendorë se taksa e pronës nuk mblidhet, dhe për këtë arsye duhet një decentralizim i mëtejshëm fiskal.
Gjithashtu, një tjetër kërkesë e ardhura nga kreu i qeverisë për drejtuesit vendorë ishte dhe ajo e zhvillimit të mjedisit.
“Duhet të mbrojmë e të zhvillojmë mjedisin. Detyra juaj është të bëni të mundur një mjedis të pastër. Ndaj ju duhet të punoni dhe qeveria do t’u mbështesë”, vlerësoi Berisha.
Po kështu në këtë kuadër, kryeministri Berisha bëri me dije se po ndërtohen impiante për ujrat e zeza, pasi mjedisi është çështje primare. Madje për këtë arsye, do të shpallet dita e pastrimit të vendit. Po kështu, Berisha parashtroi objektivin e qeverisë për pyllëzimin e vendit me dru frutorë. “Të mbjellim të gjithë drurët frutorë, me qëllim që të lëvizim me shpejtësi të takojmë Evropën. Arrorët dhe ulliri, të mbillen sa më shumë dhe të bëjmë gjithçka për një Shqipëri të zhvilluar”, deklaroi kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›