E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma ne sistemin arsimor prioritet i mbledhjes se qeverise

Reforma në sistemin arsimor ishte kryefjala deklaratës së gjatë të mbajtur gjatë mbledhjes së qeverisë, nga kryeministri, Sali Berisha. Pas një ekspozeje të shkurtër të rrugës që ka ndjekur kjo reformë, kreu i ekzekutivit i mëshoi me forcë faktit se “reforma në arsim nisi dhe do të vijojë me mësuesit, i cili do të mbtetet në qendër të përpjekjeve tona”.
Kjo pasi, në vlerësimin e kryeministrit Berisha, vetëm një sistem që insiston në kualifikimin e vazhdueshëm të mësuesit konsolidon gjithnjë e më tepër sistemin arssimor.
Sipas ti, gara e dijes, do të vijojë të jetë gara kryesore në vendin tonë.
“Kërkesat për mësuesi janë në nivele të larta, ndaj këtë vit duhet të ndërmarin të gjitha reformat që degët e mësuesisë të kenë cilësinë më të lartë. Është e domosdoshme që të adaptojmë e të përshtasim kritert dhe praktikat më të mira evpropaine për përgatitjen e mësuesve, dhe të investojmë në aplikimin e tyre në Shqipëri”, deklaroi Berisha.
Për këtë arsye, kryeministri berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit të zgjidhin problemin e kurrikulës parauniversitare. Në këtë kuadër, gjatë këtij viti do të ketë një kualifikim të trupës pedagogjike arsimore në vend.

Projektligjet
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave do të diskutojë dhe mbi një sërë projektligjesh. Duke u ndalur në disa prej tyre, kryeministri Berisha bëri me dije se granti i qeverisë për financimin e projekteve për arroret dhe ullinjtë, do të shtohet për të gjitha pemët. Madje, në këtë mbledhje u premtua se qeveria do të vendosë që të gjithë ata që kanë fituar me projektet e tyre, të shpërblehen.
Po kështu, një tjetër projektligj i veçuar nga kryeministri berisha ishte dhe ai “Për shërbimin përmbarimor privat të ndryshuar”.
“Dy vjet më parë krijuam ligjin, i cili rezulton efikas, i dobishëm në zbatimin e vendimeve të gjykatave, i suskesshëm, ndaj brenda këtij viti do të ketë vetëm një shërbim të tillë.
Përmbaruesit e sistemit publik aktual do të marin lincenës e privatit menjëhjerë sapo të shkëpunsim marrëdhënien aktuale”, u shpreh berisha, gjatë fjalës së tij.
Gjithashtu, duke kaluar tek një tjetër pikë e axhendës së punës së sotme, Berisha u shpreh se “për shkollën 9 vjeçare në Korçë, Naim Frashëri ne sot do të vendosim një kuotë ushqimore në këtë shkollë , e cila në tërësi ka nxënës rom, por ne duhet të indentifokojmë dhe të tjera raste, me qëllim tërheqjen e tyre nëpër shkolla”.
Por ndërkohë, kryeministri berisha nuk mund të mos ndalej në fjalën e tij dhe në modelin ekonomik të bazuar tek taksat e ulta.
Madje në këtë pikë, nuk mungoi dhe kundërvënia e tij ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama, lidhur me propozimin e kësaj të fundit për vendosjen e taksës progresive, propozim ky i cili është përfshirë në programin politik të PS-së.
“Unë ju garantoj që zoti Rama taksën progresive e ka për grupin e biznesmenëve të tij, që nuk e sponsorizojnë më që kur iku nga bashkia. Edhe drekat që shtron, rroftë gjyshi, sepse nuk i afrohen më as Fideli e as të tjerë, nuk i japin më asnjë kaçidhe, se s’ka më leje duke bllokuar lejet e tjera”, deklaroi krtyeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›