Elbasan-Peqin, përplasen tre mjete, tetë të plagosur

Foto ilustruese
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Si rezultat i përplasjes së tre mjeteve me njëri-tjetrin kanë mbetur të plagosur tetë persona të cilët udhëtonin në mjete e akidentuara.
Sipas të dhënave të policisë së Elbasanit, një automjet tip Reno me targa CH 277 GV, që drejtohej nga shtetasi Eduart Çullhaj është përplasur fillimisht me mjetin tip Benz me targa EL 14 10 C, që drejtohej nga Agron Hysa.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur personat që ndodheshin në dy makinat e aksidentuara, pasi secili nga drejtuesit e mjeteve udhëtonte bashkë me familjarët e vet. Por pas përplasjes mes dy mjeteve, në aksident është përfshirë edhe një kamionçinë, duke e çuar në këtë mënyrë bilancin e të plagosurve në 8.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit dhe Peqinit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
5 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Elbasan-Peqin, përplasen tre mjete, tetë të plagosur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip