E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vrava gruan se më kërkoi llogari

Gazeta Shqip

Arben Koxhaj: Më tha pse kisha pirë dhe duhet të punoja. Pastaj gjithçka ndodhi për inerci

Arben Koxhaj që masakroi bashkëshorten duke e goditur gjashtë herë me thikë ka dalë dje para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Megjithëse nuk mund të pritej ndonjë masë tjetër përveçse asaj arrest me burg, 43-vjeçari ka dhënë shpjegime për mënyrën sesi ka qëlluar Manjolën, në sy të dy djemve të mitur që kanë lajmëruar më pas xhaxhain dhe tezen. Në sallë nuk kishte asnjë familjar të Arbenit, madje nuk i kishin caktuar një avokat, duke e dënuar për krimin që ka bërë. Për mbrojtës ligjor kishte menduar vetë shteti që i caktoi një avokate kryesisht, e cila kërkoi në seancë që ndaj klientit të saj të vendoset një masë më e butë se arresti, pasi ka dy fëmijë 9 dhe 5 vjeç nën kujdestari, tashmë që bashkëshortja e tij nuk jeton më. Në seancë ka dhënë shpjegime edhe i arrestuari, Arbeni, që ka thënë se e vrava gruan se më kërkoi llogari.

Rrëfimi

Agresori është pyetur nga gjyqtari Ilir Çeliku për ngjarjen. I trembur në fytyrë, Arbeni është ngritur nga karrigia në kafazin e gjykatës dhe ka pohuar se ka qenë i dehur kur ka kryer këtë krim. Kam qenë duke dredhur një cigare dhe në dhomë ka hyrë gruaja që sapo ishte kthyer nga puna. Unë isha i dehur. Ajo më ka kërkuar llogari. Më tha se pse kisha pirë dhe se duhet të punoja për të mbajtur familjen. Pastaj gjithçka ka ndodhur për inerci, pasi kam marrë një thikë dhe e kam goditur. E kam të pamundur të flas, pasi ndihem shumë i tensionuar, ka thënë Arbeni dhe më pas ka ndërhyrë gjyqtari Çeliku, duke pohuar se e shoh sa qenke tensionuar. Më pa pohoi se pas goditjes me thikë të gruas së tij, ishte përpjekur ti shpëtonte jetën në Spitalin Ushtarak, duke dhënë gjak.

Provat e akuzës 

Pavarësisht rrëfimit të 43-vjeçarit, prokurori Shpëtim Kurti pohoi se i arrestuari duhet të qëndrojë në burg, pasi akuzohet për vrasje, në bazë të nenit 76/a. I arrestuari duhet të qëndrojë në masën e arrestit me burg, pasi vepra penale që akuzohet parashikon një dënim me 20 vjet burg, pohoi Kurti, duke iu drejtuar gjyqtarit Çeliku. Më pas, në mënyrë kronologjike përmendi edhe episodin kur Arbeni qëlloi me thikë Manjolën, duke i shkaktuar vdekjen. Prokurori tregoi se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë, me të cilin Koxhaj ka qëlluar gjashtë herë në vende të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij shtetasen Manjola Koxhaj me të cilën kishte dy djem të vegjël.

Mbrojtja e Koxhajt

Ndërkohë, mbrojtja e Arben Koxhajt pohoi se ndaj klientit të saj duhet të vendoset një masë sigurie më e butë, pasi ka kujdestarinë e dy djemve të mitur, 9 dhe 5 vjeç. Avokatja Vjollca Pustina, e caktuar kryesisht nga gjykata, i ka kërkuar gjyqtarit Çeliku që gjatë dhënies së vendimit të merrte parasysh faktin e mungesës së kujdestarisë dhe pohoi se pas vrasjes së nënës dhe arrestimit të babait të dy fëmijëve, ende nuk dihet se ku qëndrojnë dhe kush kujdeset për dy djemtë. Megjithatë, kërkesa e avokates nuk është marrë në konsideratë nga gjykata, pasi në fund të seancës gjyqësore u vendos që 46-vjeçari Arben Koxhaj të qëndrojë me masën e arrestit në burg.

Më kërkoi llogari

Kam qenë duke dredhur një cigare dhe në dhomë ka hyrë gruaja. Unë isha i dehur. Ajo më kërkoi llogari. Më tha se pse kisha pirë dhe se duhet të punoja për të mbajtur familjen

Vrasja

Pas këtij episodi gjithçka ka ndodhur për inerci, pasi kam marrë një thikë dhe e kam goditur. Në spital dhashë gjak për ta shpëtuar. E kam të pamundur të flas, pasi ndihem shumë i tensionuar

Ekonomia

Çifti është grindur për ekonominë e familjes. Manjola ishte e  vetmja që punonte dhe merrte 180 mijë lekë të vjetra

Avokatja

Ndaj Arbenit duhet të vendoset një masë sigurie më e butë, pasi ka kujdestarinë e dy djemve të mitur, 9 dhe 5 vjeç

E vrava gruan se më kërkoi llogari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›