E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet ne ere disko e te denuarit

Fier- Atentat me eksploziv diskos “My Lover” ne Fier, prone e te arrestuarit Vullnet Hoxhallari, i denuar me 23 vjet burg per trafik nderkombetar droge nga drejtesia italiane. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:30 ne lagjen “Apollonia”, kur persona te paidentifikuar hodhen ne ere me tritol nje pjese te lokalit, vetem 300 metra larg Drejtorise se Policise. Per fat te mire lokali ka qene i mbyllur dhe brenda tij nuk ka pasur persona, kurse nje grup hetimor mori deshmite e banoreve te zones. Burime policore thane se dyshohet qe sasia e eksplozivit te jete 200 gr, kurse diskoja ndodhej ne katin e nendheshem te nje pallati prej 9-katesh. Shperthimi ka vene ne panik banoret e objektit qe kane kujtuar se behej fjale per nje termet. Ata i treguan policise se lekundja ishte e fuqishme dhe ne disa hyrje, ka pasur plasaritje. Nderkohe qe ne katin e nendheshem, diskoja mesohet se eshte shkaterruar pjeserisht. Ekspertet konstatuan se dy kallepet e tritolit ishin vendosur ne deren kryesore te diskos, kurse shperthimi ka demtuar xhamat e lokaleve dhe dyqaneve perreth.

Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie dhe te zyres se Antiterrorit ne Fier. Ata rrethuan vendin e ngjarjes me shirita per te bere keqyrjen rreth gjurmeve te mundshme te autoreve. Deri ne mbremje vone policia nuk kishte ndaluar asnje te dyshuar, ndersa pista e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes ndaj pronarit te diskos, qe eshte arrestuar tre jave me pare. “Nuk mund te flasim ende rreth autoreve, pasi nuk e dime se cfare konfliktesh ka pasur pronari i objektit dhe motivet e aktit”, tha nje burim policor per gazeten. Per momentin ekspertet jane mjaftuar me deshmite e disa banoreve per personat qe kane levizur ne ate ore perreth pallatit. Mesohet se jane shoqeruar pese te rinj te moshave 20-25 vjec, qe njihen si kontingjent, por nuk ka ende asnje te ndaluar si autor. Po keshtu eshte marre deshmia e te afermve te Vullnet Hoxhallarit, per te mesuar rreth ndonje personi me te cilin kishin konflikte.

Kush eshte Vullnet Hoxhallari

Pronari i diskos “My Lover”, te hedhur ne ere mbremjen e djeshme, eshte Vullnet Hoxhallari, i arrestuar rreth nje muaj me pare me urdher arresti te ardhur nga drejtesia italiane. Ne baze te nje leter-porosie te ardhur nga Milano, 33 vjecari figuronte i denuar prej kater vitesh me 23 vjet burg per vepren penale te “trafikut te lendeve narkotike”. Ai u kap gjate operacionit te koduar “Zogu i zi” me 17 shtator te ketij viti. Fillimisht Hoxhallari eshte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare Milano. Po ne mungese Gjykata e Apelit ka dhene 23 vite burg, duke bere edhe shpalljen e tij ne kerkim nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›