E Diel, 1 Nëntor 2026

Uzina e Mjekesit nis demontimin e predhave

Elbasan- Uzina e Mjekesit ne Elbasan nis demontimin e predhave 160 mm, projekt qe financohet nga Ministria e Mbrojtjes. Gjate ketij procesi do te mund te demontohet 10 tone, municion ne dite. Me kete rast, dje ka qene i pranishem ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, Oketa eshte shprehur se “pas nje pune disa mujore Uzina e Mjekesit, tashme eshte gati per te filluar demontimin e predhave te mortajes dhe i ploteson te gjitha kushtet e sigurise”, tha ministri. Madje Oketa garantoi se do te nderhyje per te mbyllur ne kohe procedurat burokratike. “Mendoj se brenda nje jave do te mbyllen procedurat burokratike. Ky eshte nje projekt i cili do te financohet nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes”, sqaroi kreu i dikasterit te mbrojtjes. Pritet qe ne uzine te montohet edhe nje linje e re, per te bere te mundur demontimin e nje sasie prej 20 tone ne dite. “Kushtet e sigurise ketu jane maksimale duke filluar qe nga ardhja e lendes eksplozive, te cilat magazinohen ne nje distance te konsiderueshme nga pika e demontimit”, perfundoi Oketa.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›