Elbasan, Rama: Dashnor Sula i dashuruar me dhunën
ELBASAN- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka sulmuar ashpër deputetin demokrat Dashnor Sula, i cili në ndeshjen mes Shkumbini- Flamurtari në stadiumin e Peqinit luajtur më 4 Maj, sic u raportua nga mediat qëlloi me armë .
Kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij në tryezën e PS-së për sportin, e cilësoi Sulën personazh negativ që përdor armën e dhunën. “Dashnor Sula i dashuruar me dhunën, dëmton marrëdhënien me sportin. Jemi të detyruar të shpëtojmë nga barbaria sportin”,- tha Rama.
I shoqëruar nga Kampioni i Botës në Peshëngritje Luan Shabani, Fidel Ylli si edhe deputetë të Elbasanit, në fjalën e tij në tryezën për sportin Rama deklaroi se "këto tryeza të sportit synojnë që ti njohin shqiptarët me programin për sportin që do të kthehet në realitet kur ne të qeverisim”.
Duke shprehur krenarinë e tij që ndodhej në krah me dy figura të shquara të futbollit, Rama në fjalën e tij deklaroi se “ në rast se sporti është kulturë demokratike, nuk ka mundësi që një vend demokratik imazhin e parë që të jep për sportin është dhuna në stadiume. Sporti është kulturë, shëndet, cilësi jetë e vizion i shoqërisë për të ardhmen. Pra dhe ne kemi vendosur të rilindim sportin. Pasi sporti është një instrument që stimulon zhvillimin në çdo aspekt”,- përfundoi fjalën e tij Rama.
(el.me/BalkanWeb)