Kinemaja shqiptare sfida dhe kriza
Nje grup i madh kineastesh dhe spektatoresh moren pjese mbreme ne premieren shqiptare te filmit Sorrelle mai te regjisorit te njohur italian Marko Belokio. Ne ceremoni erdhi edhe vete autori nga Italia per te diskutuar me koleget dhe studentet shqiptare. Regjisori italian Marko Belokio dhe regjisori shqiptar Dhimiter Anagnosti firmosen pllakat e qeramikes te cilat vendosen per respekt te vepres se tyre ne sheshin e yjeve para teatrit Moisiu. Sheshi i yjeve i ndertuar keto dite mban edhe nenshkrimet e kineasteve dhe aktoreve te shquar si Fransis Ford Kopola Sander Prosi Xhanfise Keko Klaudia Kardinale Agim Qirjaqi Ian Harlan e shume te tjere.
Per shkak te krizes tani njerezit ne Itali shkojne shume me pak ne kinema thote Marko Belokio ndersa regjisoret po krijojne filma me pak te kushtueshem. Por ketu ne shqiperi ka probleme me te medha. Ketu ne Durres organizohet prej disa vjetesh nje festival shume i njohur nderkombetar i filmit artistik por qyteti nuk ka asnje kinema te vetme. Ky eshte qytet i madh dhe kjo mungese eshte nje problem i madh. Ne Tirane nuk gjen asgje nga arkitektura madheshtore apo qendrat terheqese por mund te ndjehet shpirti i te rinjve qe perpiqen per te krijuar veprat e tyre dhe per te sjelle dicka te re ne kulturen shqiptare.
Duke vleresuar shkollen e kinemase Marubi regjisori Belokio tha se ne Shqiperi ka shume te rinj qe studiojne kinema dhe kane deshire qe te krijojne filma. Ekziston nje realitet i artisteve te rinj qe mund te realizojne vepra te jashtezakonshme. E ardhmja madheshtore u takon te rinjve ndersa me te vjetrit perpiqen te arrijne veprat qe duan vete. Nje shoqeri moderne duhet te ndihmojne te rinjte qe te realizojne endrat e tyre tha ai.
Ndersa regjisori i njohur shqiptar Kujtim ashku thote se ndryshe nga Durresi qe nuk ka ende nje kinema Tirana i shkaterroi dhe i beri pallate banimi te gjitha kinemate qe kishte. Mendoj se pavaresisht nga sukseset sporadike te kinemase tone ne akoma nuk jemi ne ate lloj kinemaje qe te perligje se paku politikat kulturore te rajonit ku ndodhemi. Ne jemi akoma nga vendet me buxhetin me te vogel per kinematografi. Pervec kesaj ne kemi nje shkaterrim te plote te infrastruktures se rrjeteve kinematografike ku filmi meriton dhe duhet te shfaqet. Per ta ndryshuar gjendjen duhen njerez vizionare qe te mos mendojne sot per sot thote ai.
Artistet shqiptare shprehen shqetesim per indiferencen qe mbulon kulturen dhe kinemane shqiptare. Pothuajse asnje regjisor i rendesishem nuk po xhiron aktualisht film artistik dhe askush nuk shqetesohet per kete. Mungojne parate mungon vemendja mungon industria. Frekuentimi i kinemase nuk eshte me ai qe ka qene per aresye qe dihen. Ka nje kontakt te gjere te publikut me filmin per mes televizionit dhe aktiviteteve te shumta qe e terheqin qytetarin. Pastaj kinemate jane te pakta. Kinemaja shqiptare ka nje tradite te sajen dhe ka prodhuar shume. Tani problemi me i madh mbetet prodhimi i filmit. Nuk eshte vetem problem fondesh por njekohesisht eshte edhe problem krijimtarie skenare tema - thote regjisori i njohur shqiptar Dhimiter Anagnosti.
Teatri Aleksander Moisiu i Durresit mirepret prej 4 vjetesh festivalin nderkombetar te filmit ku cdo vit marrin pjese personalitete te kinemase boterore. Vitin e kaluar mori pjese regjisori Fransis Ford Kopola. Shfaqja e filmave behet ne teatrin Moisiu dhe ne amfiteatrin romak.
Ministria e kultures dhe bashkia i kane mbeshtetur keto veprimtari se bashku me ambasadat e ndryshme dhe Institutin italian te Kultures. Nje festival tjeter filmi pritet ne vjeshte megjithate mbeshtetja financiare sa vjen e bie dhe bashke me fondet ka rene ndjeshem edhe prodhimi i filmave shqiptare.