Ukraina: Kërcënimi për bojkotin e euro 2012, poshtërues
KIEV- Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, konsideroi sot poshtëruese për vendin kërcënimet e disa udhëheqësve politikë evropianë për të bojkotuar kampionatin e futbollit, "Euro 2012" për të protestuar kundër fatit të opozitares së burgosur, Julia Timoshenko.
"Po na flasin tani për një bojkot të kampionatit, 'Euro 2012'. A është kjo normale? Kë duan të poshtërojnë? Mos vallë duan të poshtërojnë popullin tonë dhe vendin tonë?",-deklaroi kryeministri gjatë një takimi me veteranë të Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministri ukrainas këmbënguli se kampionati evropian do të zhvillohet dhe do të jetë një festë për vendin.
BE ka bërë me dije se ssnjë anëtar i Komisionit Evropian nuk do ta vizitojë Ukrainën gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit përgjatë muajve qershor dhe korrik, njoftoi delegacioni i Bashkimit Evropian në Kiev. Për momentin po përforcohen thirrjet për bojkot politik të kampionatit për shkak të burgosjes së lideres së opozitës ukrainase, Julia Timoshenko.
Ish-kryeministrja, Julia Timoshenko, e cila po vuan një dënimin prej shtatë vjet burg për abuzim të pushtetit dhe e cila është burgosur nga muaji gusht i vitit 2011, ka filluar një grevë urie që nga 20 prilli për të protestuar kundër akteve të dhunës, për të cilat ajo thotë se ishte viktimë në burg.
(el.me/BalkanWeb)