Kosova nje dite pas zgjedhjeve serbe
Qeveria e Kosoves vlereson se eshte ne te drejten e qytetareve serbe te vendosin nese duan nje pushtet properendimore apo jo mirepo cilado qe te jete zgjedhja e tyre nuk do te percaktoje proceset integruese te Kosoves. Keto komente u bene nje dite pas zgjedhjeve ne Serbi te cilat u zhvilluan ne nje konkurrence te ngushte ndermjet presidentit te deritashem Boris Tadic i cili shihet si drejtues i forcave properendimore dhe kryetarit te Partise Perparimtare serbe Tomislav Nikolic i njohur per qendrimet e tij me radikale.
Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci tha se Kosova eshte e gatshme te rrugetoje ne integrime evropiane si shtet sovran bashke me fqinjet e saj.
shte zgjedhje e popullit serb kend do qe e perfaqesojne ata ne do te jemi te gatshem qe ti kryejme obligimet tona shteterore perball kujt do qe mund te jete ne Serbi por politika integrimi dhe rrugetimi i Kosoves nuk varet nga pushtetet politike qe kush i mban apo jo ne Serbi. Kosova e ka rrugen e vet por kushdo qe eshte ne Serbi qe eshte i orientuar nga Perendimi ben mire ne radhe te pare popullit serb pastaj edhe tere rajonit tha ai.
Zoti Kuci vleresoi edhe qasjen e qytetareve serbe gjate zgjedhjeve te djeshme te parlamentare e presidenciale serbe ndersa i cilesoi te paligjshme zgjedhjet per pushtetin lokal ne dy komuna te veriut te Kosoves. Keto vleresime sipas ministrit te puneve te brendshme Bajram Rexhepi ishin edhe arsyeja qe nuk u bene perpjekje per parandalimin e tyre.
Kemi vleresuar se nuk ja vlen qe te intervenohet sepse duhej te perdorej dhuna dhe do te prishte ne pergjithesi nje te drejte demokratike te qytetareve te Kosoves qe ta shprehin vullnetin e tyre per votim ne baze te standardeve evropiane dhe legjislacionit tone ne fuqi qe e kemi per dyshtetesi tha ministri Rexhepi.
Perfundim i votimeve u pershendet edhe nga sekretari i pergjithshem i Organizates per Siguri e Bashkepunim ne Evrope Lamberto Zannier organizata e te cilit drejtoi procesin e djeshem te zgjedhjeve. Gjate nates misioni ne Kosove i kesaj organizate ka derguar kutite e votimit per numerim ne Serbi.
Nderkaq ne Luginen e Presheves rezultatet paraprake flasin per fitore te partive politike shqiptare ne zgjedhjet per pushtetin lokal zgjedhje keto qe u zhvilluan nen hijen e tensioneve te nxituara nga arrestimet e tete shqiptareve te premten e kaluar. Arrestimet nxiten reagime te perfaqesuesve te atjeshem politike te cilet u bene thirrje Prishtines dhe Tiranes zyrtare per me shume angazhim per mbrojtjen e shqiptareve ne Luginen e Presheves.
Zevendeskryeministri Kuci tha se Prishtina po ndjek te gjitha rruget e ligjshme per te mbeshtetur bashkekombesit e saj ne zone.
Ndikimi yne eshte permes faktorit nderkombetar Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe jo me logjiken qe e ben Serbia te serbet e Kosoves. Kosova eshte e interesuar per marredhenie te mira me fqinjet por jo ne dem te te drejtave te shqiptareve qe jetojne atje por gjithmone problemin e shohim me faktorin nderkombetar qe mund ta zgjidhim tha zevendeskryeministri Kuci.
Ende nuk eshte e qarte nese shqiptaret ne Luginen e Presheves do te jene te perfaqesuar ne parlamentin e Serbise apo jo.