Greqi, Samaras nuk krijon dot qeverinë, dorëzon mandatin
ATHINE - 6 ore pasi mori mandatin nga presidenti i Republikes per formimin e qeverise, Antonis Samaras e ridorezoi ate.
"Ne bëmë atë që ishte e mundur për të formuar një qeveri, por nuk mundëm", tha Antonis Samaras, pas përfundimit të kontakteve me Aleksis Cipras, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis. "Prandaj unë dorëzoj mandatin për të formuar qeverinë," shtoi ai.
Kushtetuta parashikon qe Presidenti t'i kaloje mandatin kreut të partisë së dytë (SYRIZA) e nëse edhe ky dështon, e merr mandatin kreu i partisë së tretë (PASOK). Në rast se edhe hera e tretë nuk ka sukses, presidenti provon të formojë qeverinë e të gjitha partive parlamentare. Pas një dështimi edhe të kësaj tentative, provokohen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve. Neser ne mesdite kreu i koalicionit SYRIZA, do marre mandatin tek presidenti per te filluar negociatat e tij.
Kreu i ND, Antonis Samaras, i cili ishte nxitesi kryesor per shpejtimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Greqi, i nisi negociatat e tij duke marrë një refuzim të prerë nga kreu SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe me pas nga kreu i se Majtes demokratike Fotis Kuvelis.
Pas takimit me Samaras, kreu i kolicionit të majtë SYRIZA, Aleksis Cipras deklaroi se “Pozicionet programatike te Samaras janë antitezë e planit alternativ te së Majtës. ND ka nënshkruar një memorandum të dytë dhe në këto kushte nuk mund të ketë qeveri të shpëtimit kombëtar”. Cipras tha se “mesazhi i popullit ishte i qartë. Politikat e kursimit u hodhen poshtë me vote".
Ndërsa kreu i PASOK, Venizelos deklaroi pas takimit se partia e tij mbështet qeverinë e re pa kushte duke nënkuptuar "edhe pa pjesëmarrje në të". Venizelos theksoi se PASOK e pranon verdiktin e popullit, që e renditi atë si forcë të tretë, por në këtë kontekst, theksoi se përgjegjësia për qeverisjen e vendit i takon së pari Demokracisë së re më pas SYRIZA-s. Venizelos kërkoi që kryeministri i qeverisë së re të jetë një figurë e pranuar nga palët, që të reflektojë prirjen për negociim.
Me takimin pa rezultat qe zhvilloi edhe me Fotis Kouvelis, kreu i se Majtes demokratike, kryetari i ND Antonis Samaras përfundoi rrethin e kontakteve me liderët politikë për të formuar qeverinë e marrë nga Presidenti, ndërsa pati kontakt me kreun e Komunistëve dhe Grekëve të Pavarur.
Megjithe entusiazmin, Samaras nuk mundi te mbaje dot premtimin e tij se "nuk do ta lërë Greqinë të paqeverisur". Siç u duk, krijimi i një aleance forcash politike, që të jenë edhe proevropiane, edhe pro reformave, ishte një "rebus" i vështirë, qe kreu i konservatoreve, i pari qe e provoi, nuk mundi ta zgjidhe.
Koalicioni i partive, një "mision i pamundur"
Kreu i Demokracisë së Re Antonis Samaras: Nuk do ta le Greqinë të paqeverisur. Iu bëj thirrje forcave me orientim proevropian se duhet një qeveri e shpëtimit kombëtar me 2 qëllime kryesore; qëndrimi i vendit në Euro dhe ndryshimi i Memorandumit. Ftoj të gjitha forcat që pranojnë rrjedhën europiane të vendit dhe nevojën për të ndryshuar politikën ekonomike në të mirë të popullit. Unë e kuptoj zemërimin e botës, por partia jonë nuk do ta lerë vendin të paqeverisur.
Kreu i SYRIZA, Alexis Tsipras: Rezultati është një mesazh i revolucionit paqësor. Ne hedhim poshtë legjitimitetin e Memorandumit dhe brutalitetin e qeverisë së zonjës Merkel. Merkel ka për të kuptuar humbjen e politikës së kursimit. Qeveria fillojë dialogun për qeveri majtas. Ne zotohemi për të nderuar mandatin popullor për të ndërprerë Memorandumin e falimentimit.
Kreu i PASOK Evangelos Venizelos: Populli grek sot nuk dha një mandat të qartë për ndonjë forcë politike dhe me këto tregues është e vështirë të formohet një qeveri bashkëpunimi me forca pro-evropiane. Një qeveri koalicioni e sistemit dy-partiak nuk do të ketë legjitimitet. Një qeveri e unitetit kombëtar që përfshin të gjitha forcat, që shprehin besimin e tyre në orientimin europian, pavarësisht nga qëndrimi i tyre ndaj Memorandumit, duhet të studiohet si mundësi dhe ne do të marrim iniciativën në këtë drejtim".
Kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos: Nuk punojmë me tradhtarë dhe kolaboracionistë. Partitë e së kaluarës tani janë një pakicë. Ne nuk marrim urdhra nga Schäuble dhe Fouchter si Samaras dhe Venizelos. Duhet të largohen!
Kreu i Së Majtës demokratike, Fotis Kouvelis: Nuk bashkëpunojmë me palët pro Memorandumit. Qëllimi ynë është që të ndryshojë zhvillimi i politikave dhe prioritetet sociale. Shqetësim është shpërndarja e drejtë e barrës.
Kreu i Komunistëve Aleka Papariga: Ne i themi “Jo” çdo bashkëpunimi. Ne vazhdojmë betejën kundër partive pro-evropiane.
Sekretari i partisë Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos: Junta e memorandumit vazhdon, rezistenca e Agimit të Artë kundër Memorandumit do të vazhdojë për një Greqi të pavarur, të lirë dhe të vetëfuqishme.
Vota e 6 Majit, votë kundër masave të kursimit
Rezultati i votimit ishte një "shuplakë zemërimi" e grekëve, për bashkëpunimin dy-partiak Demokracia e Re dhe PASOK, por jo vetëm. Ky rezultat flet qartë për refuzim të masave të ashpra të kursimit, por njëherësh vë në dyshim qëndrimin e Greqisë në Euro. Për këtë flet vota për forcat politike që kundërshtojnë me forcë marrëveshjen e huasë dhe masat financiare. Duket se qytetarët e lodhur, zgjodhën të votojnë kundër masave shtrënguese, zgjedhje që nuk shkon paralel me kushtet për qëndrimin e vendit në eurozonë.
Sipas rezultateve të pjesshme zyrtare, partia Demokracia e re kryeson me një përqindje shumë të dobët 18.9%, ndërsa PASOK u zhyt thellë në humbje, duke fituar madje më pak se gjysmën e mbështetjes së vitit 2009, me rezultatin më të ulët historik, 13.2% kur drejtues të lartë si Anna Diamantopulu ose ish kreu i Parlamentit Filipos Petsalnikos, mbeten jashtë tij.
Risia e zgjedhjeve është koalicioni i majtë SYRIZA, një forcë që mbron të drejtat e emigrantëve, dhe që u ngjit në vendin e dytë, me 16.7%.
Mbresëlënëse është edhe prania e Grekëvë të Pavarur, që e la Partinë Komuniste në vendin e pestë. Për herë të parë në Parlament hyjnë ekstremistët neonazistë të Agimit të Artë, me gati 7%, fakt që nuk përbën aspak lajm të mirë për emigrantët, pasi kjo forcë kërkon dëbimin e tyre nga Greqia.
Lidhje te tjera Greqi, shtypi i huaj: Humbje të mëdha për “partitë e kursimit" Kreu i PE: Emergjencë, qeveria e bashkëpunimit në Greqi Kryeministri Berisha uron Samaras për fitoren në zgjedhje