E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton projekti austriak, 105 milionë euro për Parlamentin

Gjatë mbledhjes së Komitetit Shtetëror

Debate në Komitetin Shtetëror rreth kostos së lartë të investimit.

Projekti i studios austriake Coop-Himmelb(l)au për godinën  e re të Parlamentit u përzgjodh fitues nga Komiteti Shtetëror i ngritur për këtë proces. Debati i zhvilluar dje në Komitetin Shtetëror u fokusua te kostoja e lartë e projektit austriak dhe vendimit të jurisë ndërkombëtare. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kryetare e Komitetit Shtetëror, Sali Berisha dhe Ridvan Bode kanë diskutuar mes tyre nëse duhet zgjedhur projekti që kushton më pak, apo të mbahej në fuqi dhe të respektohet vendimi i jurisë ndërkombëtare me ekspertë të njohur të fushës së arkitekturës. Kryeministri Berisha këmbënguli që Komiteti të pranonte përzgjedhjen që kishin bërë ekspertët ndërkombëtarë të jurisë. Duhet të jem i sinqertë me ju dhe do të kërkoja që të mendohej edhe një herë para se të vendoset, në sensin që, përderisa në thelb, në esencë e çdo gjë tjetër, ne vendosim pa asnjë arsye tjetër, përveçse një vlere të caktuar financiare, – në rastin konkret, çdo qindarkë është e dhimbshme, por nuk është kaq për një projekt për ndërtesën e parë të kombit, ndërtesën e parë të Shqipërisë – kjo nuk është një vlerë që duhet ta detyrojë këtë Komitet të marrë funksione që nuk i takojnë, u shpreh Berisha. Po ashtu edhe kryeparlamentarja Topalli vlerësoi projektin e studios austriake, duke e vënë theksin te pesha që duhet të marrë mendimi dhe opinioni i specialistëve të fushës. Sipas Kryeministrit Berisha, marrja nga Komiteti e funksioneve të një jurie nuk përbën vlerë. Ne duhet të vlerësojmë vendimin e ekspertëve të jurisë, ndërsa diferenca nuk përbën ndonjë vlerë. Ministri i Financave, Bode,

Projekti fitues

edhe pse e vlerësoi më të shtrenjtë, shprehu dakordësinë që të mbështesë vendimin e jurisë ndërkombëtare për projektin e studios austriake. Komiteti nuk ka kompetencat e jurisë, ne vetëm garantojmë procedurat dhe përmbushim detyrimet ligjore që rrjedhin. Në qoftë se nuk është për këtë investim detyrimi i kostos më të ulët, atëherë mbetet përzgjedhja e ekspertëve. Në përgjithësi ne operojmë me koston më të ulët, por juria ka vendosur për këtë projekt dhe ne na mbetet ta respektojmë, u shpreh Bode. Në fund të diskutimeve, të gjithë anëtarët e Komitetit Shtetëror votuan pro projektit të studios austriake Coop-Himmelb(l)au, vlera e të cilit shkon në 105 milionë euro. Projekti fitues ishte shpallur ndër tri projektet më të mira, së bashku me studiot Mario Cucinella/Politecnica vlera e të cilit ishte 88.5 milionë euro dhe AMA Architecture, me vlerë 132 milionë euro, nga juria ndërkombëtare, e kryesuar nga arkitekti i njohur botërisht, Hans Ibelings.

105 milione euro është kostoja për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit shqiptar nga firma vjeneze CoopHimmelb(l)au. Në këtë shumë përfshihen dhe 10.2 milionë euro që firma ka kërkuar si vlerë të projektit.

Mungon Gramoz Ruçi
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, mungoi dje në Komitetin Shtetëror për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Opozita e ka kundërshtuar konkursin për projektin e ri të Parlamentit për shkak se sipas saj, një konkurs me vlerë 300 mijë euro u zhvillua në 2008-n për ndërtimin e Parlamentit të ri në godinën aktuale të Kryesisë së Kuvendit. Por, kundërshtimi më i madh i opozitës erdhi për shkak se për ndërtimin e godinës së re, përveç kostos së lartë të saj, kërkohet dhe prishja e Piramidës, për të cilën janë investuar një milion euro për rikonstruksion.

Debatet në Komitetin Shtetëror
Sali Berisha:
Duhet të jem i sinqertë me ju dhe do të kërkoja që të mendohej edhe njëherë para se të vendoset, në sensin që, përderisa në thelb, në esencë e çdo gjë tjetër, ne vendosim pa asnjë arsye tjetër, përveçse një vlere të caktuar financiare, – në rastin konkret, çdo qindarkë është e dhimbshme, por nuk është kaq për një projekt për ndërtesën e parë të kombit, ndërtesën e parë të Shqipërisë – kjo nuk është një vlerë që duhet ta detyrojë këtë Komitet të marrë funksione që nuk i takojnë. Ky Komitet nuk është juria. Vendimin e ka marrë juria. Dua tju shtroj një pyetje. Në rast se juria do të kishte zgjedhur një projekt, i cili do të kushtonte edhe 5 apo 10 milionë euro më shumë se ky, projekti i zbatimit do të dilte i barabartë me këtë, tek 5.5 për qind?
Jozefina Topalli: Do të kërkoja dhe nga anëtarët e Komitetit të shprehin mendimin e tyre.
Astrit Patozi: Kur unë nuk shikoj vajtimin e ministrit të Financave, mendoj se duhet të mbetemi te përzgjedhja e jurisë.
Ridvan Bode: Komiteti nuk ka kompetencat e jurisë, ne vetëm garantojmë procedurat dhe përmbushim detyrimet ligjore që rrjedhin. Në qoftë se nuk është për këtë investim detyrimi i kostos më të ulët, atëherë mbetet përzgjedhja e ekspertëve. Në përgjithësi ne operojmë me koston më të ulët, por juria ka vendosur për këtë projekt dhe ne na mbetet ta respektojmë.
Lulzim Basha: Prezenca ime këtu është honorifike, për shkak të vendimmarrjes që Bashkia e Tiranës ka për këtë objekt. Por unë mund të vlerësoj rolin që ky objekt do të kryejë për qytetin dhe qytetarët e Tiranës, duke u rritur atyre vlerat arkitektonike, estetike, por dhe turistike. Do të kishim dashur që si Bashki të kishim pasur një rol më aktiv në procedurat e mëparshme të këtij projekti të madh, por smund të vajtojmë për çfarë është bërë në të kaluarën. Duke e inkuadruar këtë objekt dhe në planin e madh urbanistik të Tiranës, do të ishte me vend të shihej mundësia e një sesioni të ri konsultimesh me qytetarët, ku dhe ata të jepnin vlerësimin e tyre. Personalisht respektoj plotësisht përzgjedhjen e bërë nga juria ndërkombëtare.
Jozefina Topalli: Kam qenë shumë e kënaqur që jo vetëm publiku, universitetet, teknikët, arkitektët, ambientalistët, por nga e gjithë Shqipëria, në këtë sallë, kanë konsultuar 12 projektet e paraqitura nga 25 studiot e ftuara për më shumë se një muaj. Në media, në website e Parlamentit, kanë votuar qytetarët. Vlerësimi që ne kemi sot për projektin e parë, të dytë, të tretë, ka ardhur si kombinim i vlerësimit të publikut që ka votuar në website. Qytetarët kanë votuar për projektin dhe në Parlament përmes deputetëve të zgjedhur prej tyre. Ne kemi votat e publikut, pastaj të vlerësimit të emrave më të mëdhenj në fushën e arkitekturës. Pasi është bërë gjithë ky vlerësim, konsultim, votim i qytetarëve, juria ndërkombëtare është mbledhur dhe ka bërë renditjen që ne kemi sot. Po të shikoni pikat e vlerësimit, ato janë shumë interesante, si nga juria, edhe nga publiku. Ka qenë një proces i hapur, transparent, unik gjatë këtyre viteve, që ka arritur në këtë vlerësim.
Sali Berisha: Problemi është se ne këtu marrim funksionet e një jurie, çka nuk përbën vlerë. Ne duhet të vlerësojmë vendimin e ekspertëve të jurisë, ndërsa diferenca nuk përbën ndonjë vlerë.
Jozefina Topalli: E vërteta është se projekti i CoopHimmelb ka kapur mediat ndërkombëtare, gjë që nuk ndodh shpesh. Natyrisht, dilema është mes së bukurës, së veç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›