Jensen: Zbutje pas dimri të ashpër të politikës
ELBASAN- Ambasadori danez në vendin tonë, Karsten Ankjær Jensen ka ndarë gëzimin e Ditës së Verës me banorët e Elbasanit. Ai ka qenë një vizitë në këtë qytet dhe është takuar edhe me kreun e Bashkisë, Qazim Sejdini.
Duke uruar për këtë ditë, ai ka vlerësuar faktin që krerët e partive të mëdha, Berisha dhe Rama do të jenë në Elbasan në këtë ditë feste, duke e cilësuar këtë një zbutje pas një dimri të ashpër të politikës.
Ai theksoi se Danimarka shpreson në marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimn Europian. Por, duhet punë për plotësimin e 12 kushteve.