E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Tirane dhe Korce, hapen dege te reja

Keshilli i Ministrave vendosi dje hapjen, ne Fakultetin e Shkencave Humane te Universitetit "Aleksander Xhuvani" Elbasan, te programit te studimeve te ciklit te dyte, ne Gjuhesi. Sipas vendimit, ne perfundim te ketij programi studimesh, leshohet Diplome e Nivelit te Dyte, (DND) ne Gjuhesi" dhe ky program e fillon veprimtarine mesimore ne vitin akademik 2010 - 2011. "Programi i studimeve te ciklit te dyte, realizohet me 120 kredite dhe kohezgjatja normale e tij eshte dy vite akademike", percakton vendimi i djeshem. Kuota e pranimit per vitin e ardhshem akademik eshte 20, dy nga te cilat do te jene per studentet nga trojet shqiptare jashte kufijve. Po dje, Keshilli i Ministrave vendosi hapjen, ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike, te Universitetit Politeknik te Tiranes, te programit te studimeve te ciklit te pare, Inxhinieri ekonomike. Ne perfundim te ketij programi studimi leshohet "Diplome e nivelit te pare, ne Inxhinieri ekonomike. Nderkaq, programi i studimeve te ciklit te pare realizohet me 180 kredite, ECTS, dhe kohezgjatja normale e tij eshte tre vite akademike. Programi i studimeve Inxhinieri ekonomike, e fillon veprimtarine e vet ne vitin akademik 2010 - 2011. Dege te reja jane hapur edhe ne Universitetin "Fan Noli" te Korces. Sipas vendimit te djeshem, qeveria vendosi hapjen e programeve te studimit te ciklit te pare ne Biologji-kimi dhe Histori-gjeografi. Gjithashtu eshte vendosur edhe hapja e programit te studimit te ciklit te pare "Cikel i ulet dhe anglisht ne ciklin fillor".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›