E Shtunë, 31 Tetor 2026

Master i nivelit te pare ne Teknike-imazheri

Keshilli i Ministrave vendosi dje hapjen e programit te studimeve te ciklit te dyte, Master i Nivelit te Pare, ne Teknik-imazheri, ne Fakultetin e Infermierise se Universitetit te Tiranes. Ky program studimi realizohet me 60 kredite dhe kohezgjatja normale e tij eshte 1 vit akademik. Nderkaq, vendimi percakton se kuota e pranimit ne kete program studimi, eshte 60. Nderkaq, 6 prej ketyre kuotave do t'u vihen ne dispozicion studenteve nga trojet shqiptare, jashte kufijve. Tarifa e shkollimit, per kete program studimesh te ciklit te dyte, eshte 60 mije leke dhe studenti i nenshtrohet vetem nje tarife vjetore shkollimi. Ne perfundim te ketij programi studimesh,leshohet diplome "Master i Nivelit te Pare, ne Teknik-imazheri". Ky program studimi e fillon veprimtarine mesimore ne vitin e ardhshem akademik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›