E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, Universiteti "A. Xhuvani" së shpejti me shkollë doktorature në mjedis

ELBASAN- Universiteti “Aleksandër Xhuvani” është në prag të marrjes zyrtare të doktoraturës së shkollës së mjedisit, pas asaj të albanologjisë, gjuhësisë dhe historisë. Kështu ka deklaruar rektori i Universitetit, Liman Varoshi, gjatë një konference për shtyp një ditë pas fillimit të vitit të ri akademik 2011-2012. Marrja e statusit universitar, sipas tij, është një ëndërr historike e Elbasanit, pasi ky qytet ka nxjerrë figura të ndritura në fushën e arsimit që 100 vjet më parë, kur edhe u themelua Normalja e parë.

"Këtë vit të ri, ne si rektorat kemi iniciuar "Lëvizjen për Ndershmëri Akademike", ku universiteti synon që të eliminojë në një të ardhme sa më të afërt të gjitha problemet dhe pikat e dobëta që vazhdojnë të jenë evidente në jetën e këtij institucioni arësimor tepër prestigjoz. Ndërkaq, synimi i "Lëvizjes për Ndërshmëri Akademike" është që t’i jepet fund praktisës së vjetëruar të prezantimit të personelit mësimdhënës në auditoret e universitetit "Aleksandër Xhuvani " me tekste të llojit "copy - paste", tha Varoshi.

Ai shtoi se “në kohën e sotme kërkohet rritja në maksimumin e mundshëm të nivelit të formimit shkencor të personelit mësimdhënës në këtë universitet, i cili është njëkohësisht një prej dy më të rëndësishmeve në shkallë vendi”.
Ndërsa një nga problemet që haset universiteti sot është infrastruktura, e cila sipas Varoshit, “është në qendër të vemendjes së rektoratit në drejtim të sigurimit të laboratorëve bashkëkohorë, si edhe baza materiale didaktike, ndërsa kemi bërë një hap të rëndësishëm në krijimin e një biblioteke të re dhe pritet edhe dixhitalizimi i saj, pasi suksesi akademik varet nga biblioteka”.
Për herë të parë në historinë e këtij universiteti gjatë vitit të ri akademik nisin edhe studimet në ciklin e tretë, ose shkolla e doktoraturës. Gjithashtu, gjatë këtij viti akademik, ky Universitet ka numrin më të madh të studentëve krahasuar me universitetet e tjera të vendit, duke u renditur pas universitetit të Tiranës. Në të tre ciklet e studimit të universitetit “ Aleksandër Xhuvani” do të studjojnë 13.500 studentë, nga të cilët 2500 janë ulur për herë të parë në auditoret e tij.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›