Flet e bija: Si e kujtoj tim atë dhe operacionet e policisë
11/10/2011 Kristaq Begu shpallet “Dëshmor i Atdheut” 13 vjet pas vrasjes nga banda e Kateshit në 1997-ën
ELBASAN- Polici i vrarë në krye të detyrës në vitin 1997 nga banda e Kateshit është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Rreth 13 vjet pas sulmit që i mori jetën në një nga rrugët kryesore të qytetit, oficeri i policisë i njohur si një dorë e hekurt kundër krimit dhe bandave të armatosura tashmë do të prehet në varrezat e dëshmorëve të Elbasanit. Ceremonia për spostimin e eshtrave nga varrezat publike do të bëhet më 21 tetor kur edhe do të ketë homazhe dhe nderime. Kristaq Begu la bashkëshorten e tre fëmijë. Dy vajzat e tij tashmë punojnë në strukturat e policisë, ndërsa i biri vazhdon Fakultetin Juridik në Tiranë.
Polici Kristaq Begu
Kristaq Begu, oficeri i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Policisë, ka lindur më 14 janar 1956. Ai filloi punë në strukturat e shtetit më 1 shtator 1978 ku kreu detyra të ndryshme të rolit bazë. Më 16 janar 1994 filloi detyrën si agjent i Policisë Kriminale dhe vazhdoi deri më 16 korrik 1997, kur edhe u vra në krye të detyrës, ndërsa gjendet i rrethuar në afërsi të kryqëzimit të Bashkisë. Kristaq Begu u qëllua me breshëri automatiku pas shpine dhe autorë të këtij krimi të tmerrshëm mendohet se kanë qenë pjesëtarë të bandës Kateshi në periudhën e vështirë të trazirave të 1997. Kristaq Begu do të mbahet mend si polici i hekurt që nuk ndalej para asnjë vështirësie dhe luftonte pa asnjë stepje krimin e lulëzuar të bandave të armatosura. Begu u vra në një moshë të re duke lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur, dy vajza dhe një djalë, të cilët i la të mitur
Flet e bija e Kristaq Begut, Valbona
Kemi studiuar me dëshirën për të punuar për drejtësinë
Valbona Begu është zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë Elbasan. Ajo ka mbaruar shkollën e policisë dhe ka punuar si oficere e policisë gjyqësore dhe më pas është zhvendosur në atë të Informimit Publik. Valbona tregon se qëllimi i saj, i motrës dhe më pas vëllait të saj ka qenë gjithmonë shërbimi ndaj drejtësisë. “Fillova studimet në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitin 2003 dhe pas përfundimit të studimeve emërohem në detyrën e oficeres së policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Në muajin mars të vitit 2008 transferohem në Drejtorinë e Policisë Elbasan në detyrën e Specialistes për Marrëdhëniet me Publikun e Median. Në vazhdimësi vazhdoj të punoj në këtë strukturë. Motra ime Majlinda, pas përfundimit të studimeve, në vitin 2004 u punësua pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan në detyrën e Oficeres së Policisë Gjyqësore. Më pas Majlinda, pasi ndjek një sërë kualifikimesh kalon në pozicionin e shefes së seksionit të analizës së informacionit kriminal.
Ne kemi ndjekur dëshirën e babait tonë për të punuar në strukturat e policisë. Kjo dëshirë kishte bazë luftën kundër krimit me tolerancë zero deri në ditën e fundit të jetës ashtu siç bëri në ditët më të vështira të historisë së Shqipërisë kur fjala shtet vështirë se përmendej. Nuk ka qenë e vështirë për ne të merrnim këtë vendim, pasi që në moshë të vogël unë bashkë me Majlindën jemi rritur në frymën e së drejtës. Sot nga i gjithë personeli i policisë ku punojmë kemi dashamirësinë dhe mbështetjen, duke e bërë misionin dhe detyrën që kemi zgjidhur edhe më të përligjur”, thotë ajo. Pyetjes së çfarë kujton nga babai, Valbona i përgjigjet se ajo është rritur me operacionet e suksesshme të policisë. “Mbaj mend e vogël se babai na tregonte gjithçka për punën e tij, për operacionet policore, për vështirësitë në këto ndërmarrje të vështira bashkë me kolegët e tij. Babai ishte një njeri që e donte punën e tij. Punonte me pasion dhe këtë dëshirë na e ka transmetuar edhe ne”.
Në familjen Begu i fundit, por tashmë i rritur është Andrea, ai vazhdon studimet e larta në Juridik. Ndihma nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë ka qenë e madhe për këta fëmijë. Andreas i është siguruar një bursë e plotë për të ndjekur studimet në një universitet privat për degën aq të dashur për të Juridikun”.
Tre fëmijët e Kristaqit janë shembulli sesi mund të vazhdosh në rrugën e të atit për t’i shërbyer asaj që ai e donte aq shumë sigurinë dhe drejtësinë. Valbona thotë se fëmijët e policëve të vrarë kanë krenarinë si motiv për të vazhduar përpara në një rrugë të vështirë pa figurën kryesore të familjes. “Në lidhje me të ardhmen time, mendoj se duhet të vazhdoj përpara në rrugën që kemi nisur unë dhe motra ime dhe mesazhi që u japim të gjithë fëmijëve të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës është: Të ndjehen krenarë për emrin dhe kontributin e dhënë nga prindërit e tyre, të rënë në krye të detyrës sepse i kanë shërbyer vendit dhe qytetarëve të Shqipërisë, për një jetë të sigurt më të mirë.
Si e kujton vrasjen e të shoqit
Bashkëshortja e Kristaqit: U bëra
e fortë për tre fëmijët e mi
Bashkëshortja e Kristaqit ishte ajo që pësoi edhe goditjen më të madhe pas vdekjes së oficerit të policisë. Ajo kujton 13 vjet më vonë ngjarjen e mëngjesit të 16 korrikut 1997 kur edhe ka marrë lajmin e hidhur të vrasjes së Kristaqit. “Isha në shtëpi së bashku me tre fëmijët dhe nënën e Kristaqit kur mbërritën disa shokë të tij për të më thënë lajmin e kobshëm. Në atë moment që dëgjova vrasjen u shtanga. M’u shemb çdo gjë. Ai kishte një punë shumë të vështirë, por asnjëherë nuk e mendova vdekjen. S’më mbeti gjë tjetër vetëm të mendoja për tre fëmijët. Ata do të rriteshin pa babain dhe duhet të ndiqnin rrugën e mbarë. Isha e vetme pa përkrahje. Doja që ata të ishin të njëjtë me fëmijët e tjerë. Të kishin mundësi të shkolloheshin. U bëra e fortë dhe mendova vetëm për ta. Për fat të mirë fëmijët ma shpërblyen. Të tre kanë ndjekur shkollat dhe janë sot të zotët e vetes falë ndihmës edhe të Drejtorisë së Policisë, si dhe të Ministrisë së Brendshme. Të tre ndoqën rrugën e të atit dhe jam shumë krenare për këtë.