Produktet bio prezantohen në një panair agrobiznesi në Çorovodë
11/10/2011 Rikthehen në fermat e tyre të vogla të larguarit. Nesim Spahiu: Kjo, e mundur falë skraparllinjve
ÇOROVODË- Kanë qenë “METE”, Fondacioni “ABC” dhe organizata “Njerëz dhe Ide”, të cilët në bashkëpunim me Bashkinë Çorovodë të drejtuar nga koordinatorja Juliana Sinanaj, kanë organizuar për herë të parë të këtij lloji “Panairin Agrobiznesi” në qendër të këtij qyteti. Ka qenë stafi teknik i drejtuar nga drejtori “METE”, Aurel Lamçe, që me ndihmën e agrobizneseve vendas, organizuan panairin e parë Agrobiznes me prodhime “bio” të trevës së Skraparit. Panairi ka pasur si protagonistë prodhues e tregtarë, si dhe shumë biznese nga i gjithë rrethi i Skraparit, këta të fundit kanë reklamuar e shitur në këtë eveniment produktet e tyre bujqësore, blegtorale e artizanale. Ky panair, i pari i këtij lloji i organizuar në qytetin e Çorovodës, ka pasur si qëllim reklamimin dhe hedhjen në treg të produkteve “bio” të kësaj zone me tradita të lashta.
Panairi
Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu, ndërsa ka folur për rëndësinë e aktivitetit është shprehur se ky “Panair Agrobiznesi” është i pari organizim i këtij lloji në këtë qytet, i cili do të kthehet në një ritual të përvitshëm për promovimin e produkteve, “bio” të prodhuesve të zonave të Skraparit. Në fjalën e tij kreu i kësaj bashkie Spahiu ka falënderuar, bizneset e vogla, qoftë dhe ato artizanale, si dhe fermerët dhe sipërmarrësit të mëdhenj e të vegjël për pjesëmarrjen në këtë panair që tregon se nga sot dhe në vijim do të kemi se me çfarë të krenohemi, pasi do të kemi certifikatën e prodhimeve bio në këtë trevë kaq të pasur me pasur natyrore dhe ato të prodhimit bio. Më pas Spahiu tha: “Ka ardhur momenti që edhe puna jonë e përditshme, jo vetëm të promovohet në një panair të këtillë, por në vitet e ardhshme ajo do të këtë përmasa edhe më të mëdha me qëllimin e vetëm punësimin dhe rritjen e mirëqenies”. Më pas kreu i bashkisë ka vijuar: Skrapari është një zonë, e cila e pozicionuar në luginën e Osumit ka pasur mundësi që të zhvillojë një traditë të lashtë në prodhimet artizanale dhe të prodhimeve bio nga banorët e tij, për këtë faktor kryesor kanë qenë burimet njerëzore si një gjenerues i fuqishëm i të kaluarës dhe konsolidim i një të ardhme optimiste. Qysh në lashtësi prodhimet bio të kësaj treve kanë qenë të pëlqyeshëm, jo vetëm në tregun vendas, por dhe në atë të jashtmin siç janë rakia e rrushit, mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe gama e gjerë e frutave dhe bimëve medicinale. Qëllimi i këtij panairi është që këto tradita t’i vëmë sërish gjatë një ndërprerje pas viteve 1990 në shërbim të banorëve të kësaj zone që me punën e tij ka bërë që të përmendet për prodhimet e tij, kudo që dikush ulet në një promovim si ky i sotmi ku asgjëkundi ku ka biseda të tilla. Ndryshe nga vitet ‘90-të kur njerëzit u larguan nga kjo trevë për një jetë më të mirë tani i janë kthyer sërish punës në fermën e tyre të vogël. Ky ndërgjegjësim për punën dhe prodhimin e të mirave materiale qofshin këto prodhime bio bujqësore, blegtorale dhe ato artizanale që janë prodhimi i pllakave dekorative, gurit të mermerët, bindjeve të rakisë, mbarështimit të blegtorisë, bletës etj, ka bërë që të jemi sot këtu në këtë panair. Ndaj dua të falënderoj për këtë pjesëmarrje të gjerë të gjithë banorët e kësaj zone dhe pa dallim të gjithë prodhuesit që marrin pjesë në këtë panair, si dhe të përshëndes të gjithë biznesmenët duke ju kërkuar në këtë rast që ta kthejnë me kontributin e tyre Skraparin e vlerave të mrekullive natyrore siç janë kanionet e Skraparit, shpellat e famshme, si ajo e Pirogoshës, Çuka e Abaz Aliut, në një destinacion turistik, gjë e cila do të sjellë jo vetëm punësimin në këtë treve të mbetur xhep, në një zonë të vënë në shërbim të njerëzve të zhvillimit të kulturës, sportit duke sjellë dhe prodhimet e të mirave të tjera materiale.
Fermerët, mbështetjen e plotë të qeverisë
Nasip Naçi: Dhjetëra investime për trevën e Skraparit
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, ka marrë pjesë në promovimin e “Panairit të Agrobiznesit”, organizuar në qendër të qytetit të Çorovodës. I pranishëm në këtë panair, ministri i Ekonomisë, Naço midis të tjerash tha se: “Panairi i produkteve “bio” do të marrë përmasa edhe më të mëdha në vitet e ardhshme, duke zgjeruar gamën e produkteve bujqve dhe numrin e fermerëve, e mjeshtërve artizanal. Që të arrihen prodhimet bio, duhet një punë e mirëfilltë e fermerëve, të cilët në çdo kohë do të kenë mbështetjen e financimeve projekteve edhe më të vogla të fermerëve nga qeveria. Nga ana tjetër po në këtë zonë qeveria do të investojë në infrastrukturë, gjë e cila është bazë për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, artizanëve, pasi ndikon në tregtimin e prodhimeve të tyre në punësimin e banorëve, si dhe në zhvillimin e turizmit, kulturës e sportit. Në këtë takim promovues unë dua t’ju përshëndes jo vetëm si ministër e deputet, por dhe si bir i kësaj zone, ndaj mundet t’ju them se premtimet e bëra do t’i mbajmë dhe realizojmë pa hezitim. Unë mundet t’ju them se ne kemi projekte konkrete për rritjen e biznesit të vogël dhe të mesëm, nëpërmjet mikrokredive dhe kredive të buta dhe granteve të gjitha këto ka shtuar ministri Naçi do të realizohen nëpërmjet rregullimit të infrastrukturës rrugore e akseve lidhëse të qytetit të Çorovodës me qytetet e tjera, unë mundet të përmend përfundimin e 7 km rrugë hyrëse e qytetit, është miratuar projekti që lidh këtë qytet me qytetin e Përmetit, është miratuar loti i parë 7 km i rrugës Novaj – Kulmak, Çorovodë - Gjerpës, ndërsa po punohet për realizimin e projekteve qytet komuna Potom dhe qytet komuna Vëndresh etj. Sot në këtë panair mundet të them se kam iniciuar pranë qeverisë për kaskadën e Osumit dhe qeveria shqiptare sapo miratoi projektin e madh në këtë zonë dhe më konkretisht do të ndërtohen 4 hidrocentrale që kapin shifrat e 300 milionë euro, si dhe disa HEC-eve si ai në komunën Leshnje, Ujanik, Straficë dhe Malind, gjë e cila do të bëjë të mundur punësimin e mijëra njerëzve. Nga ana tjetër mundet të them se investime do të ketë në ujësjellës si ai i qytetit që kap shifrat e 500 milionë lekëve ku do të sigurohet ujë 24 orë për qytetin dhe fshatrat për rreth tij. Po kështu ka vijuar ministri Naçi se sapo është aprovuar projekti ITAP i gazsjellësit që do të kalojë nëpër Shqipëri me shtrirje kryesore në Skrapar, ky dhe projekte të tjera që do të pasojnë në të ardhmen do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe rritjes së shifrave të punësimit në këtë rreth. Një vëmendje të veçantë dua t’i kushtoj jetës kulturore artistike e asaj sportive në këtë rreth në veçanti dua të theksoj ndihmën që duhet të japim për sportin si e vetmja orë argëtimi ku merr pjesë i gjithë qyteti. Për të gjitha këto që përmenda dua të përshëndes fondacionin “ABC”, organizatën “Njerëz dhe Ide”, dhe Bashkinë Çorovodë, të cilët dhanë mbështetjen e tyre në organizimin e këtij panairi sa promovues po dhe aq mbresëlënës”, ka përfunduar ministri Naço.
Flet drejtori ekzekutiv dr. Bajram Muçaj
Fondacioni “ABC” do të financojë
dhjetëra projekte të tilla
Drejtori Ekzekutiv Fondacionit “ABC”, prof. asoc. dr. Barjam Muçaj në përshëndetjen dërguar “Panairit të Agrobiznesit”, në Skrapar pohon: “Fondacioni ‘ABC’ ka financuar deri më sot brenda një periudhe 1-vjeçare më shumë se 25 projekte, për biznesin dhe grupet në nevojë, por projekti që po realizohet këtu është ndër më të mirët, në synimet e tij, por edhe në angazhimin konkret që po kryet nga një grup vajzash me ambicie të shoqatës “Njerëz dhe Inde”, për të bërë më të mirën për artizanalet e vendit, duke i ofruar atyre mundësi konkrete për një rifillim pune, për të cilat ato kanë qenë ndër më të mirat në Shqipëri”. Më tej ka vijuar përfaqësuesi i prof. asoc. dr. Bajram Muçaj vijon se do të mbetemi të gatshëm të jemi prezent në Çorovodë me qëllim vazhdimin e projektit të kthimit të tij në një model pozitivë të ngritjes së një biznesi privat nga një grup grash e vajzash që punojnë së bashku për të rritur sadopak mirëqenien e familjeve të tyre. Ne
i kemi ndihmuar dhe do t’i ndihmojmë edhe në të ardhmen iniciativa dhe projekte të tilla me qëllimin e vetëm punësimin e grave dhe vajzave të Skraparit të kësaj treve me kaq tradita të pasura edhe në prodhimet artizane, gjë e cila do të ndihmojë rritjen e mirëqenies”, ka thënë përfaqësuesi i ABC-së, duke falënderuar së fundmi, koordinimin e instancave të pushtetit vendor dhe atij qendror në zhvillimin e politikave të punësimit dhe rritjes së mirëqenies edhe të kësaj treve me tradita shekullore.