E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonkurrimi ne universitete, MASH: Gati formulari A3

TIRANE- Formulari A3, i cili i mundëson studentëve që të rikonkurrojnë në universitetet publike, është gati dhe do të publikohet së shpejti.

Ministria e Arsimit bën të ditur se formulari A3 do të ketë edhe risi në ndryshim nga vitet e kaluara.

Nga A3 do të përjashtohen të gjitha programet që quhen elitare si teknologji informacioni, stomatologji, mjekësi e përgjithshme, të gjitha ato që preferohen shumë dhe që pikët e fituesve të fundit këtu janë mbi 5500- 5600.

Formulari A3 ka më pak programe studimi, dhe në plotësimin e këtij formulari do të përfshihen të rinjtë që nuk kanë fituar në asnjërën prej fazave të formularit A2, ata që janë ngjitur në preferencë dhe ata nuk kanë shkuar të regjistrohen dhe kategoria e mbetësve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›