E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet kryesiae LSI-së, Meta:Angazhim për Tiranën

TIRANË- Sot rreth orës 19 e 30 është mbledhur kryesia e Partisë Socialiste për Integrim. Qëllimi i kësaj ishte  vlerësimi i pjesëmarrjes së kësaj force politike në qeverisje. Një ndër temat e diskutuara ka qënë edhe ristrukturimi i partisë. 

Kryetari i LSI-së Ilir Meta dekalaron se ky ristrukturim bëhet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe do të nisë me Tiranën. Sipas Metës, “deri më 20 shtator do jenë gati listat e kandidatëve për struktuarat e Tiranës”. 

Gjatë flalës së tij Kreu i LSI ka theksuar se qëllimi i forcës politike që ai drejton është shumfishimi i votave dhe angazhimi në problemet e kryeqytetit. Meta ka deklaruar më herët se pikërisht kryeqyteti është një pikë e fortë ku LSI do të ketë kandidatët e saj.

Nuk dihet a do të vendoset në këtë mbledhje të kryesisë edhe mënyra se si LSI do të kandidojë në zgjedhjet lokale, si forcë politike e vecantë, me kandidatët e vetë, apo në aleancë me PD. Vetë lideri i LSI-së Ilir Meta është shprehur se ende nuk është folur për mënyrën se si do të kandidohet, ndërsa ka lënë të kuptohet se LSI do të sfidojë PS, në qytete si Tirana e Durrësi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›