Eagle Mobile, laboratorinformatike në Fakultetine Shkencave
TIRANE- Eagle Mobile ka mbështetur këtë herë Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës për ngritjen e një laboratori të ri të teknologjisë së informacionit.
Tashmë studentët do të kenë mundësi të përdorin këtë laborator me kapacitet prej 30 vendesh dhe i pajisur me të gjtiha aparaturat e një salle bashkëkohore. Ceremonia është organizuar sot në prani të Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj dhe drejtuesve të kompanisë Eagle.
“Tekonologjia e informacionit zë një dnër vednet më kryesore në programin tonë. Së shpejti do shpallim kuotat e reja të pranimeve në universitet për vitin akademik 2010-2011 dhe synojmë të trefishojmë numrin e studentëve në të gjitha degët që lidhen me tekonologjinë e informacionit” theksoi ministri Tafaj.
“Kompania Eagle Mobile është përpjekur të jetë një shembull specifik në mbështetjen e arsimit në Shqipëri me projekte si ai në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe universitete të tjera” shprehet drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin.
“Për ne është shumë i rëndësishëm zhvillimi i tekonologjisë së informacionit. Së pari, ne do të kontribuojmë në Ballkan në këtë fushë dhe së dyti sepse studentët që do të dalin nga këto banka do të punësohen nesër në Eagle Mobile. Ne besojmë se investimi në tekonologji është investim për të ardhmen e Shqipërisë.” vazhdoi më tej drejtori i kompanisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)