Ligjet me 84 vota hyjnë në Kuvend
Një periudhë e nxehtë parashikohet për kuvendin, pjesa e mbetur e sisionit parlamentar. Deri në 29 korrik, para se të nisin pushimet, ligjvënësit kanë vendosur që prej të hënës të shqyrtojnë dhe hedhin në votë të gjithë projektligjet e rëndësishme të akumuluara që kërkojnë 84 kartona jeshilë për t’u miratuar.
Kështu Konferenca e Kryetarëve e mbledhur këtë mërkurë ka përfshirë në kalendarin e punimeve një sërë draftesh të trashëguara nga legjislatura e kaluar që duan një shumicë të cilësuar, pra dhe votat e opozitës.
Ndër to disa kode si ai rrugor, civil dhe penal, por dhe projektligji i shumë debatuar i gjykatës administrative që prej më tepër se një viti qëndronte në sirtarët e kuvendit në mungesë të votave të opozitës.
Por ndonëse do të jenë në tryezat e deputetëve për periudhën e mbetur, nuk dihet ende nëse socalistët do të tregohen të gatshëm të ofrojnë konsensusin për to.
Po ashtu në mbledhjen e paradites, kryetarët e grupeve parlamentare shqyrtuan propozimet e selisë rozë për nënkryetarin e Kuvendit dhe për drejtimin e disa komisioneve.
Propozime të cilat do të miratohen të enjten, gjatë pjesës së mbetur të sesionit, për shkak të rëndësisë së ligjeve në axhendë që duan kohë të debatohen, kuvendi vendosi që seancat e tij plenare të zhvillohen vetëm paraditeve.
Por ajo që mbetet e paqartë është mënyra se si do të votohen dekretete e presidentit pas debateve për ndryshimin e rregullores parlamentare.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi